LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rihanna falenderon njeriun më të rëndësishëm në jetën e saj!

21 Shkurt 2018, 13:30, Lifestyle CNA
Rihanna falenderon njeriun më të rëndësishëm në

Ditën e djeshme diva e muzikës, Rihanna, ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të.

Urimeve të shumta për ditëlindjen e saj iu bashkua edhe ish i dashuri i saj, reperi Chris Broën, i cili në profilin e tij në Instagram uroi publikisht këngëtaren, e cila nuk ktheu asnjë përgjigje.

Por në këtë ditë të veçantë, Rihanna, falenderoi personin më të rëndësishëm në jetën e saj, mamanë.

Në rrjetin social Instagram, Rihanna, publikoi një foto të saj kur ishte fëmijë dhe krah saj shkruan: ?10958 ditë më parë Monica Fenty u bë nënë për herë të parë për vajzën e saj të vetme! Sot është po sa aq ditëlindja jote aq është edhe e imja! Unë të dua mama! Faleminderit që u kujdese për mua, më rrite, më mësove, më ndihmove dhe më do pa kushte! Gruaja që unë jam sot është për falë teje! Unë e falënderoj Perëndinë që të zgjodhi ty si nëna ime. Ai dërgoi shpirtin tim tek ty. Je më e mira. Faleminderit!?./CNA.al

Lajmet e fundit nga