LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në drejtësi/ 3 arsye për të qenë skeptik

21 Shkurt 2018, 20:48, Aktualitet CNA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ka dhënë të drejtë opozitës në mosbesimin e saj ndaj reformës në drejtësi. Sipas tij, ajo ka të drejtë të dyshojë në çdo lëvizje.

Ai tha se kishte pasur një tjetër qasje për Reformën në Drejtësi, pra për një reformë kushtetuese, dhe për këtë e kishte ftuar edhe Lulzim Bashën që të kishte të njëjtin qëndrim.

“Opozita e ka të drejtë të dyshojë për çdo lëvizje. Kam pasur një qasje tjetër dhe e kam ftuar Lulzim Bashën të kishte të njëjtin qëndrim me mua.Kam qenë për një reformë kushtetuese, po iku kjo.”, – tha Patozi.

Më tej ai tha arsyet se përse e bëjnë atë të jetë skeptik në reformën në drejtësi, që sipas tij mund të përdoret nga qeveria.

“Qeveria mund ta keqpërdori dhe mua me bejnë skeptic, për tre arsye:
1-Ka ecuar me hapat e breshkës.
2-Produktet nuk kanë qenë të nivelit që prisnim.
3-Produkti i fundit, zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, nuk ka sjelle erë që të më bëjë të mendoj se nuk do të ketë drejtësi selektive.”, – u shpreh Patozi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga