LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS ndez “motorët” për zgjedhjet lokalet/ Zbulohen kandidatët për bashkitë kryesore

21 Shkurt 2018, 11:09, Aktualitet CNA

Zgjedhjet vendore të vitit 2019  kanë shtuar ?ethet? brenda partive politike.

Kur duhet gati një vit për të startuar procesi zgjedhor, kampet politike kanë nisur të bëjnë listat me kandidatët për kryetar Bashkie.

Kështu në Partinë Socialiste ashtu siç ishte paralajmëruar, janë lakuar edhe emrat e parë.

PS, do të kandidojë në 61 Bashki, ndërsa pritet që dy deri në katër zona t?i ndajë për aleatët, të cilët me shumë gjasa do të garojnë në siglën e PS ?së.

CNA.al (CityNews. Albania) ka mësuar se në Tiranë, sërish do të rikandidojë Erjon Veliaj, në Durrës Vangjush Dako, në Korçë Sotiraq Filo, në Fier Armando Subashi, në Rrëshen Ndrec Deda dhe në Dibër Muharrem Rama.

Mësohet se këta kandidatë as nuk do të diskutohen fare, ata janë të konfirmuar për rikandidim.

Burime nga PS thanë për CNA.al, se në pikpyetje  ka mbetur kandidati për Bashkinë e Elbasanit.

Ndërsa në Shkodër  me shumë gjasa pritet të jetë zëvendës- kryeministrja Senida Mesi.

Shumica tjetër ku janë gati 40 bashki, PS pritet të shkojë në zgjedhjet vendore me kandidatë të rinj./CNA.al

Lajmet e fundit nga