LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia angleze arreston 5 klandestinë shqiptarë

21 Shkurt 2018, 17:28, Kronika CNA

Tashmë thuajse për ditë mediet në të katër anët e Europës japin lajme për shqiptarët klandestinë, shqiptarët azilkërkues apo shqiptarët emigrantë ilegalë.

Rasti më i fundit është ai i policisë angleze në krahinën e Uellsit të Jugut. Policia e Qarkut te Monmouthshire-s ushtroi një kontroll në një banesë.

Në këtë apartament u kapën 4 shqiptarë meshkuj të moshave 22-24 vjeç si edhe një femër shqiptare 21 vjeçare.

Pas formaliteteve të rastit të pesë shqiptarët do të dëbohen për në Shqipëri, ndërsa pronari i banesës, ku u kapën 5 klandestinët shqiptarë rrezikon 20 000 stërlina gjobë për çdo klandestin të gjetur në banesë. /Gjergj Thanasi /CNA.al

Lajmet e fundit nga