LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi tregon përse Basha nuk e përmend më "Republikën e Re"

21 Shkurt 2018, 20:08, Politikë CNA

Astrit Patozi, si një nga kritikët më të mëdhenj të Lulzim Bashës, brenda Partisë Demokratike, ka treguar se përse Lulzim Basha nuk e përmend më “Republikën e Re”.

Sipas Patozit, arsyeja për këtë është sepse ai e ka përdorur atë si një instrument për t’i hedhur hi syve demokratëve dhe opozitarëve.

“E ka pasur një instrument manipulator për t’i hedhur hi syve demokratëve dhe opozitarëve. E përdori si një kalë për të kaluar lumin.”, – tha Patozi.

Në vijim ai tha se, “Një politikan që i qëndron bindjes do thoshte nuk fitoj këtë radhë do fitoj radhën tjetër, por duhet pranuar se ishte një karrem, një hipokrizi për të gënjyer demokratët për dy a tre muaj që do të qëndronin në çadër.” /CNA.al

Lajmet e fundit nga