LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Militantët demokratë ia mësyjnë Anglisë nga Bilbao e Spanjës

21 Shkurt 2018, 11:11, Kronika CNA

Autoritetet spanjolle janë alarmuar maksimalisht për problemin e klandestinëve, që ia mësyjnë Anglisë nga Porti i Bilbaos. Gjatë vitit 2017 autoritetet spanjolle kapën 3863 klandestinë, që nga Bilbao po përpiqeshin të mbërrinin në portet angleze. Krahasuar me vitin 2016 kemi një shtim prej 10 herësh të klandestinëve të kapur në Bilbao.

Ndër këta klandestinë në radhë të parë ishin shqiptarët (rreth 70% e numrit total të klandestinëve) e pas tyre klandestinë nga vendet në jug të Saharasë si edhe nga Siria e Iraku. Shqiptarët nga Shqipëria e ?Rilindjes? shkojnë klandestinë më shumë se zezakët e Afrikës dhe refugjatët e luftës nga Lindja e Mesme!

Fotoreporteri i famshëm Ignacio Perez i medias spanjolle El Correo ka bërë një fotoreportazh me fotografi të klandestinëve, që përpiqen të shkojnë në Angli duke u fshehur nëpër kamionë të ndryshëm, para se këta kamionë të imbarkohen në tragetet për në Angli. Në një nga fotot kemi tre klandestinë shqiptarë, që janë duke u futur në Portin e Bilbaos me shpresë se mund të fshihen në kamionët, që kanë destinacion Anglinë. Dy prej shqiptarëve pozojnë për fotoreporterin Ignacio duke ngritur lart 2 gishtat, përshëndetje tipike e demokratëve shqiptarë.

Kjo foto flet sa për 1000 fjalë. Në zgjedhjet e ardhshme një pjesë e mirë e militantëve të PD-së do jenë në kampe azilkërkuesish në Europë, apo si klandestinë në Angli!!!! Në kushte të tilla merret me mend se kush do t?i fitojë zgjedhjet e ardhshme!/Gjergj Thanasi

Lajmet e fundit nga