LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ideja për shkëmbimin e territoreve/ Meta: E papranueshme dhe destruktive

21 Shkurt 2018, 13:29, Politikë CNA

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në takim delegacionin e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, të kryesuar nga z.Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka zgjerimi i BE-së edhe me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë kontekst vuri në dukje se shpreson që Shqipëria të çelë sa më parë negociatat e anëtarësimit në BE, dhe që Kosova të përftojë liberalizimin e vizave, sapo të mbyllet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Presidenti Meta gjithashtu i konsideroi të papranueshme dhe të pamundura idetë destruktive për ndarje apo shkëmbime territoresh, duke i konsideruar ato tentativa të dëshpëruara për mbivendosjen e agjendave populiste mbi agjendat jetike të integrimit dhe stabilitetit. Programi i vetëm i punës në tryezat e drejtuesve politikë duhet të jenë zgjidhja e problemeve e shqetësimeve reale të qytetarëve, për të vendosur sundimin e ligjit dhe demokracisë në secilin vend./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga