LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heqja e ndihmës ekonomike/ Basha: 780 familje vuajnë për bukën e gojës në Kamëz

21 Shkurt 2018, 18:22, Politikë CNA
Heqja e ndihmës ekonomike/ Basha: 780 familje vuajnë për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rikther problemin e heqjes së ndihmës ekonomike, teksa ka vizituar disa familje në Bashkinë Kamëz.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka shkruar se teksa ka vizituar banesat e tyre, ka parë që frigoriferët e shumë familjeve ishin bosh.

Postimi i plotë:

780 familje në Bashkinë Kamëz janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike pa asnjë shpjegim dhe sot jetojnë në skamje të frikshme.

Frigoriferët e vjetër të Donikës, Shpresës, Arturit janë bosh. Ata nuk kanë me se ti ushqejnë femijët e tyre, të zhytur në një varfëri të përmasave afrikane.

Duke u hequr ndihmën ekonomike këtyre njerëzve të pamundur, qeveria që shpenzon milionat për lluks e qejfe, po i kercënon ata me bukën e gojës dhe kjo është kriminale. Buka e gojes nuk është lluks!

Asnjë qytetar i këtij vendi nuk mund të flejë me barkun bosh! /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga