LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen shqiptarët me 41 Kg. kokainë dhe 5 pistoleta e revolverë

21 Shkurt 2018, 15:35, Kosova & Bota CNA
Arrestohen shqiptarët me 41 Kg. kokainë dhe 5 pistoleta e

Policia e Ravenës arriti një sukses të veçantë këtë të martë të 21 shkurtit. Policët neutralizuan një bandë të strukturuar kriminale të narkotrafikantëve shqiptarë. Në një apartament në periferi të Ravenës u kapën 41 Kg. kokainë, 3 thasë me 80 Kg. paracetamol, që shërben si përzierës për kokainën si edhe 3 pistoleta e 2 revolverë, që rezultonin të vjedhur në disa qytete të ndryshme italiane.

Vlera e kokainës së kapur shkon në rreth 1 milion euro sipas çmimit të shitjes me pakicë. U arrestuan disa shqiptarë dhe italianë, emrat e të cilëve momentalisht nuk bëhen të ditur, sepse ruhet sekreti hetimor deri në kapjen e një anëtari tjetër të bandës, që i shpëtoi blicit të policisë së Ravenës. Goditja kundra kësaj bande narkotrafikantësh shqiptarë u finalizua me sukses edhe për shkak të konkurencës ndërmjet bandave të ndryshme shqiptare, që merren me trafikun e kokainës.

Konkurenca është ndërmjet bandave shqiptare, që e importojnë kokainën në sasi mbi 1 (një) kuintal çdo dërgesë direkt e në Shqipëri me kontejnerë nga Amerika Latine dhe bandave të tjera, që importojnë disa dhjetëra kile kokainë për çdo rast nga portet holandeze apo spanjolle. /Gjergj Thanasi/CNA.al

Lajmet e fundit nga