LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veting për politikanët/ Ministri Xhafaj kapet duke gënjyer

20 Shkurt 2018, 13:08, Aktualitet CNA

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë propozuan disa ndryshime që, në bindjen e tyre, e bëjnë realisht të zbatueshëm ligjin e vettingut në polici.

Partia Demokratike  ka propozuar 3 ndryshime thelbësore.

?Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë.

Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft. Shtrija nga 5-10 vjet e vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike, pasi në draftin aktual është vetëm 3 vjet?, ka propozuar PD.

Propozimet kryesore të Partisë Demokratike nuk janë pranuar nga maxhoranca duke rrëzuar, kështu alibinë e ngritur një ditë më parë nga Ministri i Brendshëm se ishte i gatshëm që vettingu të niste prej tij./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga