LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Theret me thikë një shqiptar/ Policia në kërkim të autorit

20 Shkurt 2018, 15:44, Kosova & Bota CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e sotme pranë një pike karburanti në Viale Pratese në Firence, ku si pasojë e një sulmi me thikë ka mbetur i plagosur një shqiptar.

Sipas “Corriere”, nga hetimet e para dyshohet se shqiptari është goditur me thikë nga një bashkë atdhetar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas goditjes me thikë autori është larguar në drejtim të paditur, ndërsa shqiptari i plagosur është transportuar me urgjencë për në spital.

Mediat italiane shprehen se shqiptari është goditur me thikë pranë zemrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga