LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"The Guardian": E ardhmja e Kosovës, e pasigurt

20 Shkurt 2018, 19:24, Kosova & Bota CNA

“The Guardian Weekly”, gazetë simotër e të përditshmes prestigjioze angleze, në numrin e saj më të ri i ka dedikuar një reportazh Kosovës.

E përjavshmja angleze ka parashikuar se vendin e pret një e ardhme e pasigurt në dekadën e dytë të shtetësisë.

“Kur përmendet Tony Blair, rrallë dëgjon lëvdata për të këto ditë – përveç, ndoshta, nëse je në Kosovë, ku rrugët dhe fëmijët mbajnë emrin e ish-kryeministrit britanik, në shenjë mirënjohjeje për rolin e tij në ndaljen e luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, dhe në hapjen e rrugës për shpalljen e pavarësisë së shtetit”.

Kështu shkruan “The Guardian Weekly”, gazetë simotër e të përditshmes prestigjioze, e cila botohet një herë në javë.

Në numrin e saj më të ri, që do të botohet më 23 shkurt, “The Guardian Weekly” shkruan se dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ?dhe përkundër përpjekjeve të aleatëve të saj, Kosova mbetet në qorrsokak ndërkombëtar, e panjohur nga fqinji i saj verior, Serbia, përderisa Rusia dhe Kina pengojnë anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara?, përcjell Express.

As festimet për 10-vjetorin e Pavarësisë fundjavën që lamë pas nuk kanë arritur të fshehin sfidat serioze të brendshme me të cilat përballet vendi, ka vlerësuar e përjavshmja angleze.

?Teksa mosmarrëveshjet e brendshme, e madje edhe thashethemet për ndarje nuk po hiqen, fëmijën më të vogël të Ballkanit e pret një e ardhme e pasigurt?, ka parashikuar ?The Guardian Weekly?, në një reportazh nga Prishtina.

Lajmet e fundit nga