LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Saimir Tahiri në LSI/ Rama i përgatit gjykimin

20 Shkurt 2018, 14:53, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim në rrjetet sociale, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, me rastin e Saimir Tahiri.

Manjani shkruan se Rama ç’nuk do jepte që pas publikimit të çështjes Tahiri ky i fundit të ishte me LSI, pasi do ti kishte bërë një gjyq publik.

Më tej Manjani thotë se opozita duke pranuar se fajin për kanabizimin e vendit e ka Tahiri, është duke bërë një hap të gabuar.

Postimi i plotë:

Ç?nuk do jepte KryeRilindasi që Sajmir Tahiri sot të ishte i LSI…

Do ti bënte një gjyq publik fantastik! Jo te Krimet e Rënda, por te gjykata e Hagës do e çonte!

Jo se nuk ja ka bërë edhe në këto kushte, por po të ishte me LSI, do ti ngjiste shumë!

Ndërkohë opozita ja fut krejt kot me këtë Komisionin Hetimor për Sajmirin! Sajmiri është sot Kadri Hazbiu i monopartisë-shtet!

Ai u ju dha drejtësisë popullore, me qëllim që të nxjerrë ?pa lagur? drejtuesin e bisnesit kriminal të kanabizmit, KRYEMINISTRIN!

Kështu Rama i lan duart përfundimisht nga krimi që bëri me kanadisin!

Edhe opozita pranon se ?fajin? e paska patur Sajmiri…

Shumë gabim! /CNA.al

Lajmet e fundit nga