LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta synon të drejtojë vetë ekipin negociator me Greqinë?

20 Shkurt 2018, 13:15, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka kundërshtuar kërkesën ministrit të jashtëm Ditmir Bushati për ti dhënë plotfuqishmërinë për fillimin zyrtar të negociatave me Greqinë.

Pasi ka bërë publike këtë letër drejtuar kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati, kreu i Shtetit ka shprehur qëndrimin e tij në një konferencë për shtyp.

Meta ka kërkuar nga ministri i Jashtëm që të japë informacion mbi përbërjen e grupit negociator, dhe detaje të tjera specifike.

Gjithashtu Meta i është përgjigjur edhe interesit të gazetarëve nëse ka ambicie për ta drejtuar vetë ekipin negociator me Greqinë, ndërsa tha se nuk ka një qëndrim të tillë.

Por nga ana tjetër ai theksoi se ?Presidenti i Republikës është përfaqësuesi i më i lartë i Shqipërisë në marrëdhëniet e jashtme?, dhe se do të zbatojë detyrimet që i cakton Kushtetuta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga