Connect with Us

Gjenerali italian në Tiranë, kanabisi shqiptar në Ostuni

Kronika

Gjenerali italian në Tiranë, kanabisi shqiptar në Ostuni

Publikuar

-

Komandanti i Rojes së Financës të rajonit të Puljes gjen/brigade Vito Augelli këtë të martë po viziton Tiranën. Në vizitën e tij në Shqipëri brigadieri Augelli në takimin me drejtorin taze të Policisë së Shtetit z. Veliu u shpreh me superlativa për punën e lavdërueshme të policisë shqiptare vecanërisht në luftën kundra narkotikëve. Lumi i komplimentave shkonte goxha përtej formulave të mirësjelljes, që miku normalisht përdor për të zotin e shtëpisë, mikpritësin e tij.

Vecanërisht përmendja herë pas here e sukseseve të “trimave” të Xhafës në luftën anti drogë, me të vërtet t’i sillte zorrët te goja. Italianët  e ngratë në funksion edhe anti drogë ( patjetër edhe anti klandestin, anti terror, anti kontrabandë) në Portin e Brindizit në 2017 krahas personelit të policisë, karabinierisë, inspektorëve të zyrave të doganës e të monopoleve, Rojes së Financës, DIGOS-it, 007-tave të zbulimit, Marinës Ushtarake, inspektorëve të Kapitanerisë së Porteve kërkuan për ndihmë edhe personel ushtarak të Brigadës së Artilerisë “Trieste” të dislokuar në Foxhia (Foggia). Problematika, që “eksportohej” nga Vlora drejt Brindizit i detyroi të kërkonin ndihmë zyrtarisht edhe nga policitë austriake dhe gjermane. Në fillim të verës 2017 në Portin e Brindizit dhe në qytet filluan inspektimet e kontrollet edhe të policëve gjermanfolës të shoqëruar nga kolegët italianë. Për herë të fundit xhandarmëria fushore gjermane kishte patrulluar në Brindizi në 11 shtator 1943 pra rreth 74 vjet më parë (Sic!)

Kanabisi në Plazhin e Ostunit

Në këtë kontekst sukseset e shumta të policisë shqiptare vecanërisht në luftën kundra drogës me sa duket ua kishin ngritur qimet përpjetë organeve ligjzbatuese italiane në Brindizi e në Bari! Si për ironi të fatit, kur në Tiranë kishte një vërshim komplimentash italiane për sukseset antidrogë të policisë shqiptare, në Plazhin Pilone afër Ostunit (Rajoni i Puljes) “peshkohej” një thes i madh i mbushur plot me drogë. Në thes kishte 10 pako të ambalazhuara mirë me kanabis, me peshë të përgjithshme prej 27 kilesh. Vartësit e gjeneral Vitos u vunë menjëherë në kërkim të pjesës tjetër të ngarkesës së skafit të ardhur nga brigjet shqiptare në plazhet e Ostunit. Skafi në fjalë i përkiste transporteve të tipit “grupazh”, ku krahas drogës, kishte edhe “mallra” të tjera klasifikuara sipas konventës përkatëse si IMCO Class 1. Lavdi Zotit, që nuk ishin IMCO Class 7! Linku: http://www.brindisireport.it/cronaca/pattuglia-della-polizia-recupera-sulla-costa-di-Ostuni-27-chili-di-marijuana.html

Nja një cerek shekulli më parë, kur Reparti IV i Rojes së Financës përfshinte Puljen dhe Bazilikatën bashkë, gjërat ishin më serioze, ndonëse atëhere shqiptarët e mbanin frymën gjallë me ndihma humanitare, vecanërisht ato të operacionit Pelikan. Në atë kohë ky repart komandohej vetëm nga një në/kol. Pra jo nga një brigadier (gjen/brig), por zotëria në fjalë Franceso Petraroli ishte profesionist i mirë e serioz, prandaj nuk ngjante fare me gjeneral Viton e kësaj të marte në Tiranë.

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohet hajduti shqiptar me kobure e fishekë të vjedhur

BOLL!

Shqiptarët kanë filluar të lodhen nga palacollëqet e përfaqësuesve të organeve të sigurisë italiane në Shqipëri! U bënë të pagëlltitshme si supë spitali historitë me dottoressa Anna Poggi, që birësoi kalamaj shqiptarë alla uma-uma dhe bëhet pronare e një vile modeste vetëm 3 katëshe në Tiranë! Mjaft më me gjen/brig. të financës, që blejnë me cmim shumë të lirë nga malavita vlonjate një goxha ciflig (una tenuta consistente)! E qelbi Dr. Grillo i Missionit Interforze me pro Sajmirtahirizmin e tij, që nga përgënjeshtrimi i komunikatës zyrtare të Policisë së Shtetit të Italisë për avio-drogën e rradhës, deri te pajisja famëkeqe përgjuese “IMSI Catcher”. Mjaft më me rrena të trasha të Prefektit Pansa për gjoja imunitet diplomatik sipas nenit 7 të marrëveshjes së Mirëkuptimit të  vitit 2007! Mjaft më komshinj, aleatë e miq italianë, se padyshim kini për t’ia parë sherrin atij “Apex predator-it” në Vlorë shumë më shumë se c’ia patë sherrin asetit tuaj të shndërruar në liabilitet, të mbiquajturin Saje Qorri!!!!/ GJERGJ THANASI

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL-ja i kërkoi të justifikojë pasurinë/ Avokati i Ervis Martinajt: Kërkesa e policisë është ‘Nul’

Publikuar

-

Nga

vendi ku ndodhi vrasja ne ish-bllok dhe ervis martinaj

Pas ultimatumit të OFL për deklarimin e pasurisë së Ervis Martinajt ka reaguar avokati i këtij të fundit.

Mirash Martini, ka deklaruar se klienti i tij Ervis Martinaj në asnjë moment nuk është subjekt i aktit normativ, pasi nuk është i dënuar qoftë brenda territorit të Shqipërisë, por edhe jashtë për veprat penale që ky akt-normativ, ka targetin për të vepruar juridikisht.

Sipas avokatit të Martinaj, nisur nga kushtet kur Martinaj nuk është i dënuar për veprat që parashikon akti-normativ, çdo veprim i mëtejshëm qoftë policor por edhe bllokim të aseteve kapitale dhe financiare nga policia, është qartazi “Nul”.

LEXO EDHE:  Ambasada suedeze bën humor anglez, modernizon policët shqiptarë me bicikleta kineze

LEXO EDHE:  Sala në sallën e parlamentit si Napoleoni te Ura e Akrolës

“Ervis Martinaj nuk është subjekt i aktit normativ nr.1 të Kryeministrit, datë 31 janar te vitit 2020, pasi ai nuk është i denuar dhe as në hetim për asnjë nga veprat penale të parashkuara në nenin 5 të këtij Akti…”-thotë avokati. Më tej mbrojtësi ligjor shton se “…bazuar në vendimet gjyqësore që kanë shqyrtuar kërkesat e prokurorisë, rezulton se në veprimet tij, nuk as dyshime se ai ka kryer veprën penale të vrasjes e aq më pak këtë vepër ta ketë kryer me paramendim…”-thotë avokati i Martinaj për Report Tv.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikoi 120 milionë euro kokainë/ Arrestohet supertrafikanti shqiptar

Publikuar

-

Nga

Policia italiane e Pordenones ka arrestuar një shtetas shqiptar për të cilin ishtë lëshuar një urdhër arresti europian për trafik ndërkombëtar të 120 kg kokainë me vlerë 120 milionë euro.

Ndalimi i 42-vjeçarit me iniciale A.A, lindur në Mirditë, u bë pas një kontrolli rrugor të Policisë së Pordenones në një automjet tip BMË me ngjyrë të zezë me targa italiane.
Në automjet po udhëtonin 2 shtetas shqiptarë. Ekzaminimi dokumentave të tyre ka verifikaur se ndaj njërit prej shqiptarëve ishte shpallur nën urdhër arresti europian i lëshuar më datë 3 shkurt 2020 nga autoritetet greke pas një megaoperacioni për trafik lëndësh narkotike.

Shqiptari i kapur në Pordenone të Italisë akuzohet për trafik kokaine nga Amerika Jugore e Qëndrore drejt Europës.
Ai akuzohet se nga shtatori i 2018 deri në janar 2020 ka trafikuar me anije nga Amerika e Jugut dhe ajo Qëndrore 120 kg kokainë me vlerë 120 milionë euro.

LEXO EDHE:  Debilizmi diplomatik i çiftit Rama-Bushati mund të shkaktojë incident diplomatik italo-grek

LEXO EDHE:  Nga Gjergj Thanasi/ Dje sokëllinte Uidhërsi, ndërsa sot hesht Luja

Shqiptari i arrestuar rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal i strukturuar për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi i 42-vjeçarit shqiptar u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit grek, i cili kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina del nga rruga/ Plagoset rëndë shoferja

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në Gramsh ku një makinë ka dalë nga rruga.

Mësohet se për pasojë është plagosur rëndë drejtuesja e makinës e cila është dërguar në spital.

Nuk dihen ende detajet e këtij aksidenti ndërkohë që autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE