LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Forma e hundës tregon karakterin tuaj, do surprizoheni nga kuptimi

20 Shkurt 2018, 11:03, Lifestyle CNA

Nëse doni të dini se çfarë lloj personi është dikush, vëzhgoje mirë hundën e tij dhe do të gjeni tiparet kryesore të karakterit.

Por, sa janë në gjendje individë të ndryshëm të lexojnë personalitetin e njeriut, përmes formës së hundës?

Bazuar në formën e hundës, është e mundur të zbulosh karakteristika të personalitetit.

Hundë e vogël

Një person shumë alegro dhe shoqëror. I ëmbël dhe emotiv. Janë persona të predispozuar për polemika dhe për t?u mbyllur në vetvete, në mënyrë që të ruajnë jetën private.

Hundë e gjatë

Është një person që e di mirë se çfarë do, madje është edhe pak kokëfortë. Përkushtohet shumë, sidomos për ta bërë jetën më me gjallëri, falë udhëtimeve dhe aktiviteteve përherë të reja. Kush e ka hundën e gjatë mund të jetë një person i papjekur, e pak i kënaqur nga çfarë e rrethon. Ka vështirësi të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të pranojë mendimin kundër.

Hunda me kurriz

Personalitet shumë i fortë. Person shumë pasionat dhe tepër karizamatik.

Hundë me majë të varur

Janë persona që janë gjithmonë të pakënaqur. Përgjithësisht kush e ka këtë hundë është një person pesimist. Dhe ka shumë frikë e skepticizëm nga e ardhmja.

Hunda greke

Hundë e cila është e bashkuar me ballin. Këto persona janë plot kreativitet. Kanë shumë dëshirë të ndihmojnë tjetrin dhe kanë shumë pasione.

Hunda e mprehtë

Janë persona me karakter të komplikuar. Duan gjithmonë të të imponojnë arsyetimet e tyre.

Hunda përpjetë

Janë persona shumë të vëmendshëm dhe reflektojnë shumë. Adhurojnë të vëzhgojnë çdo gjë dhe janë shumë objektivë.

Hundë perfekte

Persona mendjemëdhenj dhe të vetëkënaqur./CNA

Lajmet e fundit nga