Connect with Us

Bushati i “shiti” 2 adoleshentët shqiptarë, 500 liceistë francezë i mbrojtën

Politikë

Bushati i “shiti” 2 adoleshentët shqiptarë, 500 liceistë francezë i mbrojtën

Publikuar

-

Gjatë vizitës së ministrit të brendshëm francez Collomb në Tiranë më së paku ministri Bushati ndër politikanët shqiptarë dha OK, që për azil kërkuesit shqiptar në Francë të mos aplikoheshin të njejtat standarte të të drejtave të njeriut, që vlejnë për shtetasit e BE-së. Si të thuash një stërhollim i aforizmës së Xhorxh Oruellit: të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat!. Në rastin shqiptar “kafshët”, azilkërkuesit shqiptarë ishin më pak të barabartë se “kafshët” shtetas të BE-së. Bushati & CO për të marrë një fletë lavdërimi oral nga ministri francez, me qëllim që të mashtronin “delet” shqiptare, e nxisnin mysafirin ministër të brendshëm t’u vinte drunë dhe t’i përzinte nga Franca azilkërkuesit shqiptarë. Cinizmit të Bushatit & Co po ua shohin sherrin vazhdimisht azilkërkuesit tanë në Francë. Në mediat franceze thuajse cdo javë ndesh histori të dhimbshme të shqiptarëve të mjerë, që paguajnë faturën e “Rilindasve” tip freluquet si Bushati & Co!

500 liceistët francezë

Atë që nuk e bën ministri shqiptar për bashkëatdhetarët e vet, i paguar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, po e bëjnë 500 liceistë francezë për 2 adoleshentë shqiptarë bashkënxënës të tyre. Këta liceistë francezë duke ringjallur traditën më të mirë franceze të parullave të shkëlqyera të Lirisë, Barazisë e Vëllazërisë janë hedhur në manifestim proteste. Ata po mbështesin kauzën e Eriksonit dhe Danielit, dy bashkëmoshatarëve të tyre azilkërkues shqiptarë, të cilët policia franceze synon t’i dëbojë në Shqipëri sipas marrëveshjes së xhentëllmenve Bushati-Collomb (O Zot! Bushati i biri me letra i Sulës xhentëllmen!!!).

Liceistët francezë e kanë ndarë mendjen, që dy vëllezërti 17 vjecarë azilkërkues shqiptarë nuk do të dëbohen për në Shqipëri, pa thyer më parë rezistencën civile të shokëve të tyre të shkollës. Nxënësit e Liceut “Alain Rene Lesage” me demonstratën pro shqiptarëve Erikson dhe Daniel po kërkojnë të sensibilizojnë të tërë banorët e Vannes, qytetit të tyre prej rreth 60 000 banorësh për t’u dalë në krah dy adoleshentëve shqiptarë duke pamundësuar kështu dëbimin e tyre për në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Intervista e plotë e ministrit Ditmir Bushati/Shqipëria ka një dinamikë tjetër në Europë

Këtyre dy adoleshentëve shqiptarë ministri shqiptar, që paguhet nga taksat e shqiptarëve u bëri zarar, ndërsa shokët e tyre të shkollës francezë po u dalin krah! Në një rast të tillë nuk ngelet gjë tjetër vecse të këlthasësh: Hapu dhe të përpish këta delenxhinj të “Rilindjes”!/ Gjergj Thanasi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reparti i patologjisë në Kavajë do kthehet në karantinë/ Kërcënim serioz për banorët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Sipas Bardhit, kjo është papërgjegjshmëri!

“Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën”, shkruan bardhi.

LEXO EDHE:  Intervista e plotë e ministrit Ditmir Bushati/Shqipëria ka një dinamikë tjetër në Europë

LEXO EDHE:  Deputeti i PD i përgjigjet Bushatit/ Po bën rolin e strucit

Ai i bën thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
“Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë”, përfundon Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përhapja e koronavirusit/ Spahia: Mungon serioziteti, këmbana duhet të ishte alarmante

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur lidhur me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Spahia u shpreh se që në fillim të përhapjes së koronavirusit duhet të ishin marrë masa nga Ministria, pasi sipas tij, institucionet shqiptare kanë pasur një mos seriozitet për trajtimin e situatës.

“ Shqipëria që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi, duhet të kishte qenë kambanë alarmi për vendin tonë për të marrë disa masa. Tani që virusi është te porta, këmbana për autoritetet shqiptare duhet të ishte alarmante. Kam vënë re një mos seriozitet për trajtimin e kësaj situate nga strukturat e shtetit shqiptar. Ne i lamë disa ditë kohë institucioneve tona për përballimin e kësaj situate për t`u organizuar. Por ne kemi parë një apati totale nga institucionet përgjegjëse. Pastaj filluam denoncimin e situatës që kishte në thelb të vetin mungesën e përgjegjësisë. Faji kryesor bie mbi Ministria e Shëndetësisë për të gjitha denoncimet që kemi bërë ne dhe media”, tha Spahia në studion e Rtv Ora.

LEXO EDHE:  Intervista/ Bushati: Viti 2018, përcaktues për perspektivën europiane të Shqipërisë

LEXO EDHE:  Mesazhet kercenuese me Nard Koken/ Flet ministri Ditmir Bushati

Demokrati shtoi se kontrollet në pikat kufitare duhet të kishin qenë më të mëdha. Ai tha se ka inspektuar nga afër punën që bëhej në pikat kufitare, ku ka konstatuar se personeli mjekësor nuk është i pajisur me mjetet e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE