Connect with Us

Vetingu në polici/ Noka: Show sa për të…

Politikë

Vetingu në polici/ Noka: Show sa për të…

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Falmur Noka i ftuar në studion e lajmeve në Fax news, teksa ka komentuar vetingun në policinë e shtetit, është shprehur se vetingu është një shoë thjeshtë sa për të larë duart.

Më tej Noka është shprehur se Kryeministri dhe Ministrat e Brendshëm janë përgjegjës direkt për inkriminimin e policisë së shtetit.

“Projektligji për policinë e shtetit ka ardhur me vonesë dhe po ju them se pastrimi i policisë po tregon që jemi në pikën e errët të saj. Ne në vend të kriminelëve kemi drejtues policie në kërkim dhe përgjegjës për gjendjen e policisë janë Kryeministri dhe Ministrat e Brendshëm. Kjo që po bëhet, është një show për të larë duart dhe për tia larë fytyrën policisë që e kanë nxirë. Çdo ditë mbush hundët me drogë”, u shpreh Flamur Noka. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Takimi i Gjiknurit me zyrtarin e DASH për Reformën Zgjedhore/ Ironizon Murrizi

Publikuar

-

Nga

Deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar takimin e bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore me zyrtarin e DASH Michael Margolies Konstantino, teksa thotë që ky është një lajm i madh.

Murrizi deklaron se nga “emocioni i madh” që i ka shkaktuar lajmi “madhështor” i mbështetjes së këtij zytari për Reformën Zgjedhore, bëri një foto me kolegun Nimet Musai për ta sinkronizuar “atmosferën festive”.

Deputeti pyet me kuriozitet se për çfarë i duhet mbështetja nga ky zyrtar Gjiknurit, ndërsa nënvizon se zyrtari amerikan dhe socialisti duhet të kenë folur për detaje teknike.

“Besoj qeë do kenë folur për detaje teknike se si duhet të sanksionohet në kodin zgjedhor fenomeni i tërmetizimit të votës, që të ketë më shumë qëndrueshmëri vota e tërmetizuar nisur nga tërmeti i fundit i 26 nëntorit. Ishalla kanë diskutuar edhe për të shtuar një nen special për çunat problematikë në kodin zgjedhor që ditën e tërmetizimit të votës, këta të rrinë në furgon se mos i sheh njeri.

E nëse vazhdohet me këtë traditë oportuniste nga Ambasada Amerikane, DASH-i apo çdo përfaqësues tjetër ndërkombetar në Shqipëri, që njëherë i largojmë si gango pastaj i puthim si lango njerëzit më të implikuar në afera të pista politike teë Shqipërisë, Reforma në Drejtësi kthehet thjeshtë propagandë e demagogji, peshqit e mëdhenj zëvendësohen me sardele, dhe SPAK po ta kthesh mbrapsh bëhet KAPS.

Me sllogane se luftojmë “armikun”, se hedhin valle në gojë të ujkut, jemi shkëmb graniti dhe nuk pyesim për imperializmin amerikan apo revizionizmin kinez, jemi mësuar prej vitit 1945”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Murrizi ironizon edhe ambasadorin e BE-së Luigi Sorecën për vrapin nga liqeni me mesazhe kundër korrupsionit, duke thënë se na ngjall nostalgjinë e fiskulturës së mëngjesit të birosë politike dhe diktaturës.

LEXO EDHE:  Vetingu në Polici/ Hodaj tregon se kujt i tremben oficerët

LEXO EDHE:  Artan Cuku kurban i dy politikanëve/Ja kush janë

“Ata që shqiptarët i mendojnë si peshq të mëdhenj dhe që aspirojnë të jenë objekt i SPAK-ut, i pamë këto ditë të eksituar tek Rogneri duke mbajtur radhë të benin selfie me Zonjën Yuri Kim dhe të tjerët duke bërë dezhurn tek koridoret e Capitol Hill për të shqyer nga xhaketa ndonjë kongresmen apo senator që t’i vidhnin “veresie” të paktën një foto.

Pas këtij takimi, nuk ka më tërmet, vullkan e cunam që ndal Damian Gjiknurin në stilin e dosjes 184,384,339,395 etj për të shtyrë përpara në drejtimin e duhur Reformën Zgjedhore.

Bile edhe vrapi i Luigjit (jo ai i 14) në drejtim të kundërt me “erën” (jo picerinë), por erën e korrupsionit nuk e ndalon dot më.

Kjo ishte ajo që ju ka munguar shqiptarëve prej vitit 1945 kur mbanin veshët pincë në mikrofonin e radiove band super për të pritur Inglezin dhe Amerikonin që të rrëzonin rregjimin komunist”, thekson deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E presim për “Javën e Verës”/ Llatja i përgjigjet Berishës, pas denoncimit se e kishin dhunuar

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, lidhur me denoncimin që ky i fundit bëri, pak më herët në rrjetet sociale, ku shkruhej se ishte rrahur nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit.

Në një prononcim për “Ballkan web”, Llatja mohon kategorikisht faktin që të ketë rënë pre e sulmeve, duke theksuar se çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake.

Mes të tjerash ai ftoi “qytetarin dixhital”, që bëri denoncimin tek Berisha, që t’i bashkohet festimeve të Bashkisë për “Javën e Verës”

“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.
Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer.”, tha Llatja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamzës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së, deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit, pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton TV “Abc News”.

Sipas vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014 këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Video/ Flamur Noka kap prej fyti punonjësin e policisë

LEXO EDHE:  “Kishim vendosur ti bllokonim”/ Flamur Noka zbulon arsyen pse ndryshuan strategji

Ai është takuar me policin, sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën përtë vendosur rreth fatit të mandatit të këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE