Connect with Us

Nikolla zbulon kërkesën e rektorit të UT, adresuar ministres teknike: Ishte kundra ligjit

Politikë

Nikolla zbulon kërkesën e rektorit të UT, adresuar ministres teknike: Ishte kundra ligjit

Publikuar

-

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e ftuar në emisionin “Tonight” në Ora Neës, ka treguar se kur është rikthyer në postin e saj, pasi ishte zëvendësuar për tre muaj nga ministrja teknike, ka gjetur mbi tavolinë dosjen e lënë nga ajo e fundit.

Sipas Nikollës në ato dosje ishte një shkresë e rektorit të UT që i kërkonte ministres zgjedhjen e një kancelari të UT, çka bie në kundërshtim me ligjin.

“Ditën që jam kthyer në zyrë kam gjetur një dosje të lënë nga ish-ministrja teknike e Arsimit. Aty ishte dosja e Universitetit të Tiranës me një letërkëmbim, shkëmbim shkresash së shumta mes rektrorit të UT dhe bordit të administrimit të UT dhe jam ndjerë e surprizuar kur kam parë një shkresë të rektorit të UT ku i kërkonte ministres teknike të arsimit zgjedhjen prej saj të një kancelari të UT. Kjo shkonte kundër gjithçkaje që profesorët, universiteti, por edhe ligji për arsimin e lartë solli  si një moment të rëndësishëm në zgjerimin e autonomisë. Ku nuk është më ministri i Arsimit ai që ka detyrimin për të vendosur administratorin por është bordi i administrimit të universitetit”,-u shpreh Lindita Nikolla. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Deklarata bombë e Berishës: Kërkesa për ekstradimin e vëllait të ministrit ka ardhur por …

LEXO EDHE:  Kroacia: Greqia ta ndalë dërgimin e emigrantëve për në Evropë

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Dhunimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara/ 4 pyetje Ministres së Arsimit

LEXO EDHE:  Befason Nikolla/Ja si iu përgjigjet sulmeve të LSI-së

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE