Spitali i Sarandës, si agjenci funerali/ Biznes me të vdekurit
“Fiks Fare” denoncoi këtë të hënë sesi personeli i Spitalit ...
Qytetarët e pastrehë, që kanë përfituar nga projekti i banesave sociale në Fier, kanë hyrë në to që prej muajit Shtator. Por këto ditë, reshjet kanë hyrë brenda shtëpive të tyre, për herë të dytë.
Gazetarja e ?Stop? vëzhgoi situatën dhe komunikoi me inxhinieren e ?Entit të Banesave?, Eleonora Gjeka dhe drejtoreshën Lindita Çobo.
Në fillim zonja Çobo tentoi të mohojë situatën, por pasi shkoi në terren me gazetaren, premtoi zgjidhje.
Në redaksinë e emisionit ?Stop? mbërritën disa video nga qytetarë, ku shfaqen banesat sociale të përmbytura.
Gazetarja iu drejtua Fierit për të komunikuar me disa banorë, të cilët kanë marrë banesa sociale me kredi të butë nga Bashkia Fier, për shkak se nuk kishin strehim. Ky është dimri i parë që kalojnë në këto shtëpi, por eksperienca ka qenë negative.
?Unë do t?i lutesha shumë Bashkisë dhe inxhinieres të vijnë të shikojnë se nga i futet uji kësaj shtëpie. Ne jemi nga ata që s?do paguajmë asnjë lekë derisa të na vijë në ndihmë shteti?, u shpreh një banore.
Lindita, një tjetër banore e prekur nga ky problem, tregon shtëpinë e saj, duke thënë: ?Pllakat tregojnë vetë historinë e ujit, që ka hyrë brenda. Janë ujë akoma dhe janë të dukshme shenjat e lagështirës. Direkt dyshova te tualeti, ndonjë tubacion a ndonjë gjë, por jo, ishte e thatë. Këtu jemi te ballkoni. Këtu gjithë uji rri këtu e nuk shkon në piletë sepse pedenca e ballkonit është bërë përballë sallonit, jo drejt piletës. Ky uji që rri këtu, futet brenda. Përveç kësaj, po më prishen edhe mobiljet!?
Ajo komunikoni me inxhinieren e Entit të Banesave, Eleonora Gjekan nëpërmjet një telefonate.
Lindita ? Alo, Lola.
Inxhinierja ? Po, urdhëro!
Lindita ? Lindita jam.
Inxhinierja ? Po Lindita?
Lindita ? Çfarë bëhet me këtë verifikimin e ujit moj, se edhe shiu bie jashtë, e ne prapë po na hyn brenda.
Inxhinierja ? Po çfarë të të them unë ty? Nuk e di cfarë të të them se firma ndërtuese ka marrë edhe garancinë e punimeve.
Lindita ? Janë bërë punimet shumë skandal.
Inxhinierja ? Janë bërë nga Drejtoria qendrore, nga ?Enti Kombëtar i Banesave?.
Lindita ? Kur hyra në Shtator, më hyri edhe një herë uji, që të mora në telefon. Ti the: ?Edhe mua më ka hyrë uji?.
Inxhinierja ? Prapë t?u fut uji ty?
Lindita ? Edhe mbrëmë. Hajde shikoje tani moj zonjë. Nuk jam as hidraulike, as inxhiniere, as duralumin. Ju lutem shumë, hajdeni më rregulloni ballkonin se unë nuk paguaj asnjë kokërr leku. Kur do t?i merrni masat për këtë çështje?
Inxhinierja ? Do bisedoj me Linditën (drejtoreshën) që si mund ta gjejmë atë që ka bërë duralet.
Lindita ? Akoma nuk është bërë biseda deri tani?
Inxhinierja ? Po çfarë s?është bërë? Kemi qenë të zënë edhe neve ti?
Lindita ? Kjo çështja jonë është aq elementare sa mos të merreni fare?
Inxhinierja ? Po merremi edhe me atë. Ja do t?i them tani?
Lindita ? Po kur? Kur të vdesim ne nga e ftohura?
Lindita thotë se Eleonora Gjeka është inxhinierja e cila ka marrë punëtorët, por pavarësisht përcjelljes së shqetësimit të tyre që në muajin Shtator, asgjë nuk është bërë.
Ndaj gazetarja e emisionit ?Stop? iu drejtua ?Entit Kombëtar të Banesave?, dega Fier për të marrë informacion për këtë problematikë nga drejtoresha Lindita Çobo.
?Pallati nuk ka asnjë problem, as në qëndrueshmërinë e dritareve, as probleme të qëndrueshmërisë së kasës, që mund të ketë rrezik nga furtunat, as të qëndrueshmërisë dhe izolimit të xhamit me kasën. S?mund të flitet për përmbytje në katin e tretë! Është mirë që të shkojmë atje!?
Gazetarja i tregon disa video, ku shfaqen banorët duke mbledhur ujin në shtëpi, por drejtoresha Çobo shprehet: ?Kush është ky? Të punuar që bëka yt shoq! I dika mirë ai?? Më pas shton se personi në video është i verbër i kategorisë së parë, ndaj i bën çudi si e ka gjetur drejtimin për të mbledhur ujin.
Gazetarja ? Është normale për një pallat të ri, të përmbytet në këtë formë?
Drejtoresha Çobo ? S?është normale, s?e di se çfarë fenomeni ka ndodhur. Asnjëherë zonja nuk ka qenë në zyrën time për këtë rast.
Gazetarja ? Ankesa e banorëve te ?Enti i Banesave? ka ardhur që në Shtator. Përveç fjalëve të qytetares, e verifikuam me një telefonatë që kishim me inxhinieren e institucionit tuaj, e cila ?
Drejtoresha Çobo ? Në çfarë forme?
Gazetarja ? Në të gjitha format!
Drejtoresha Çobo ? Inxhinierja ka qenë e gatshme dhe i është përgjigjur edhe në telefon, edhe ditën edhe natën.
Gazetarja ? Nga Shtatori jemi në Shkurt, zonjë e dashur, kanë kaluar disa muaj. Nuk i keni paraprirë?
Drejtoresha Çobo ? Nuk e di çfarë telefonate është kjo, nuk jam në dijeni se çfarë lloj telefonate është kjo.
Gazetarja ? Ja, se ta tregoj unë! (Vendos regjistrimin)
Drejtoresha Çobo ? Kjo është sot, kur ke ardhur ti në Shtator?
Gazetarja ? Telefonata është bërë sot moj zonjë.
Drejtoresha Çobo ? Se e ka thënë kjo (denoncuesja). Jemi me problematikat e njerëzve dhe nuk mbajmë evidencë, e paska thënë kjo në Shtator ?
Gazetarja ? Qenke shumë dilplomate për të bërë kështu ?
Drejtoresha Çobo ? Jo, unë jam inxhiniere dhe shkojmë atje ku është problemi. Bëhu dhe ti një çik inxhiniere.
Gazetarja ? Jo, unë jam gazetare!
Drejtoresha Çobo ? Flasim me këmbë në tokë!
Gazetarja ? Ja, me këmbë në tokë që në Shtator!
Drejtoresha Çobo ? Uaaa, paska marrë telefon kjo e ça? Na zure mat ti ne?
Por pa u nisur ende, gazetarja vëren se edhe muret e këtij institucioni janë me lagështirë dhe këtë ia komunikon dhe drejtoreshës së ?Entit Kombëtar të Banesave?, e cila shprehet: ?Prandaj janë njerëzit në punë, se ka probleme gjithmonë?.
Më pas iu drejtuan banesave sociale, ku Lindita Çobo u përplas me banorët.
Gazetarja ? Siç e shikojmë në këto pllaka, duket lagështira.
Drejtoresha Çobo ? Jo, nuk duket! Nuk është lagështirë!
Gazetarja ? Po çfarë është?
Qytetarja 1 ? Ça është mo? Hë mo, ça është? Më thuaj një çikë ça është?
Drejtoresha Çobo ? Po ti nga e shikon?
Qytetarja ? Të paktën ti shikon, por budallaçkë si puna jote nuk jam unë! Kaq po të them unë! Mos më thuaj mua nuk shikon! Unë e di që nuk shikoj, por mendja nuk më ka lënë!
Te të gjithë dhomat me rrecka i mbajmë dritaret. Kullojnë dritaret, të gjithë ujin në shtëpi e kullojnë!
Drejtoresha Çobo ? Kjo dritare është realizuar pas projektit dhe nuk ka asnjë gjë mangut nga projekti.
Qytetarja ? Mos thoni nuk ka mangët ..
Drejtoresha Çobo ? Unë flas si inxhiniere.
Qytetarja ? Çfarë inxhinierie? Inxhiniere thotë kjo! Inxhinierja s?merr vesh nga dynjaja!
Gazetarja ? Në qoftë se është në rregull, pse duhet të vendosin leckën këtu?
Drejtoresha Çobo ? Edhe lind nevoja.
Gazetarja ? Si pasojë e ujit i janë prishur edhe mobiljet.
Drejtoresha Çobo ? Jo, nuk është nga ajo.
Gazetarja ? Po nga se është?
Drejtoresha Çobo ? Se i ka mbërthyer e zbërthyer disa herë! Në raste të tilla duhet të kishin treguar pak kujdes!
Qytetarja 2 ? Të jesh me shtëpi e të kesh kujdes? Është më mirë në kasolle, atje mund të bësh kujdes, jo në kat të tretë.
Drejtoresha Çobo ? Është një fenomen që nuk të ndodh përditë. Janë detaje të vockla. Një pikë silikon sepse nga vjetërimi i humbet vetia ngjitëse. Po pra, kanë 6 muaj.
Pas shumë mohimesh, drejtoresha e ?Entit Kombëtar të Banesave? në Fier, Lindita Çobo premtoi se do të bisedojë me Drejtorinë Qendrore për të siguruar këto banesa nga përmbytje të tjera të mundshme.
Banorët e banesave sociale falenderuan emisionin ?Stop?, duke shpresuar që kjo situatë të mos përsëritet më.
“Fiks Fare” denoncoi këtë të hënë sesi personeli i Spitalit ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin denon...
Qytetari Joni Zere nga Korça tregon se para se të bëhej me f...
Historia e kinemasë në Shqipëri nuk është një histori e mirë...
Vijojnë denoncimet e qytetarëve digjitalë, për çështje të nd...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e deno...
Vetëm pak ditë më parë u arrestua përmbaruesi Fatos Alimadhi...
Gentian Shehaj po vuan dënimin në qeli për një vepër penale ...
Mijëra të mitur shqiptarë të moshave 7-17 vjeç kanë ndërmarr...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Dëshira për t’u larguar nga vendi për shkak të vështirësive ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Humb kontaktet me familjen një 26-vjecar, ndërsa ishte me pu...
Gjendet nga policia e Durrësit pushuesi maqedonas, I cili ki...
Foreign Policy News ka publikuar ditën e djeshme një artikul...
Lidhja e nje teli me grep ne shtyllen e tensionit dhe mund t...
Dy ditë më parë citynews denoncoi skandalin e manipulimeve d...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka denoncuar ditën e sotme k...
Në qendrën jopublike Joshua Center në kryeqytet , një e mosh...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...