LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kufiri i Kosovës me Malin e Zi në dorë të Lista serbe

19 Shkurt 2018, 17:52, Kosova & Bota CNA

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar ndonjë datë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Një seancë e tillë ishte paralajmëruar për tu mbajtur ditën e diel, por ajo është shtyrë për një ditë tjetër.

Aktualisht, për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, vullnetin e kanë shprehur partitë shqiptare në pushtet: Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Lista Serbe, si partner i koalicionit qeverisës, citon “Zeri.info”, ende nuk e ka bërë zyrtarisht të ditur qëndrimin e saj, pavarësisht se deputeti i këtij subjekti parlamentar, Igor Simiq, u ka thënë mediave në Serbi, se: ?së pari duhet të zgjidhet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e pastaj të tjerat?.

Nga partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, por kundër saj mbetet Lëvizja Vetëvendosje.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se paralajmërimi i seancës së jashtëzakonshme për të dielën ka qenë rezultat i vullnetit të mirë, pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet dy presidentëve, të Kosovës dhe të Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq. Por, sipas tij, përgatitja e seancës së jashtëzakonshme do më tepër kohë dhe konsulta me grupet parlamentare.

?Duhet një konsultë me të gjithë deputetët. Pra, nuk është vetëm Lista Serbe, duhet konsultuar me të gjitha grupet parlamentare me kujdes. Do t?i ndërmarrim të gjitha procedurat dhe përgatitjet. Kemi humbur gati tri vjet kohë. Nëse na shkon edhe një javë, pra duhet të kemi kujdes në përgatitjen e seancës, por nuk ka kthim prapa. Kemi hyrë në drejtim të mirë, jemi përgjegjës, mund të na duhet edhe ndonjë ditë dhe shpresojmë që do ta kemi mirëkuptimin e të gjithëve, të Listës Serbe, Vetëvendosjes, e çdo deputeti të Kuvendit sepse është një moment që të jemi të gjithë bashkë?, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiq, nuk ka sqaruar se cili është pozicioni i këtij subjekti parlamentar lidhur me çështjen e Demarkacionit.

?Nesër do të shohim se çfarë dhe si do të jetë. Nuk e di?, tha Simiq.

Për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nevojiten së paku 80 vota nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike, politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrë parasysh qëndrimin kundër kësaj marrëveshjeje të Lëvizjes Vetëvendosje, për arritjen e këtij numri të votave, nevojiten ato të deputetëve të Listës Serbe.

?Varet prej Listës Serbe edhe prej udhëzimeve të Beogradit. Unë mendoj që presidentit (Aleksandar) Vuçiq do t?i bëhet presion ndërkombëtar që Lista Serbe të jetë konstruktive, që është partner i koalicionit dhe Demarkacioni të kalojë. Me kalimin e Demarkacionit hapet rruga që në institucionet evropiane në mars të kalojë çështja e liberalizimit të vizave sepse raporti është pozitiv dhe që kosovarët, këtë vit, nëse jo në qershor, atëherë në shtator, të udhëtojnë pa viza?, tha politologu Tahiri…/CNA.al

Lajmet e fundit nga