LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrupsioni me rrugët/ Nis seanca në Gjykatën e Apelit

19 Shkurt 2018, 08:53, Kronika CNA

Seanca për ish kreun e ARRSH ?së Dashamir Xhika ka vijuar në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Xhika ka apeluar masën arrest me burg.

Dashamir Xhika  akuzohet për abuzime me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Hetimet kanë nisur pas një auditimi që ka bërë Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës, i cili u përmbyll duke llogaritur një dëm prej rreth 54 milionë dollarësh me kontratat abuzive të aksit rrugor.

Ishte Prokuroria e Elbasanit që kallëzoi Xhikën për akuzat: Shpërdorim fondesh në ndërtimin e aksit rrugor Tiranë- Elbasan, më saktësisht në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. Procedurat e rrugës së Gjinarit kanë nisur që në vitin 2009./CNA.al

Lajmet e fundit nga