LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Investimet e huaja në Shqipëri/ Rama: Kemi ulur taksat dhe burokracinë

19 Shkurt 2018, 09:46, Ekonomi CNA

Një ditë më parë ambasadori Italian Alberto Cutillo, lëshoi alarmin se korrupsioni po pengon ardhjen e investitorëve italian në Shqipëri.

Sot, në forumin e biznesit Italo-Shqiptar, Kryeministri Edi Rama,  ka thënë se Shqipëria i favorizon investitorët e huaj me anë të uljeve të taksave, dhe burokracisë.

?Shqipëria është një vend që po rritet.  Taksat janë shumë të ulta, po ashtu  dhe burokracia. Janë dy gjëra që bëjnë të vuajnë Italinë prej vitesh, ndërsa në Shqipëri është ndryshe. Dua të theksoj një element të rëndësishëm ,vendi ka shumë potenciale rritjeje dhe shumë mundësi investimesh në sektorin e enegjisë, të naftës, mineraleve, bujqësisë dhe turizmit?, është shprehur Rama.

Më tej ai ka përsëritur ofertën, që sipas është në favor të investitorëve të huaj që kërkojnë të investojnë në sektorin e turizmit.

Kush ndërton një hotel me katër apo pesë yje nuk do të paguajë taksa për dhjetë vite.

?Po shikojmë me kureshtje të dhënat e rritjes së sektorit turistik, kemi një legjislacion të favorshëm për ata që do të vinin të investonin në turizëm. Kushdo që investon në një hotel me 4 po 5 yje,  do të  operojë dhjetë vjet pa paguar asnjë taksë vetëm një tvsh prej 6 përqindësh?, ka thënë Rama./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga