LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitet pika e transfertave monetare/ Arratisen autorët

19 Shkurt 2018, 17:22, Kronika CNA

Një pikë e transfertave monetare në qendër të qytetit të Rrëshenit, ka rënë pre e grabitësve, mbrëmjen e sotme.

Nga të dhënat paraprake mësohet se kanë qenë dy persona të cilat kanë grabitur pikën, por nuk është bërë ende e ditur shuma e marrë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin si dhe arrestimin e autorëve. /CNA.al

Lajmet e fundit nga