LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/ Yjet solidarizohen kundër ngacmimeve seksuale

19 Shkurt 2018, 22:20, Lifestyle CNA
Foto/ Yjet solidarizohen kundër ngacmimeve seksuale

Ashtu si në çmimin  ?Golden Globe?  edhe Bafta (British Academy Film Awards) yjet vishen me ngjyrë të zezë si shenjë solidariteti me lëvizjen e Hollywoodit ?Time?s Up? (Koha për tu ngritur)  kundër ngacmimeve seksuale. Një mesazh i fortë ky i veshjes plotësisht me të zezë, në çmimet e filmit britanik që po zhvillohen në Royal Albert Hall në Londër, pas dhurimit të një milion stërlina nga Emma Watson një fondacioni për të ndihmuar viktimat e abuzimit në punë.

Fondi ishte destinuar në mbështetje të lëvizjes ?Time?s Up? dhe u publikua nëpërmjet një letre të hapur dhe nënshkruar nga 200 personalitete përfshirë aktoret Kate Winslet, Emma Thompson, Kristin Scott Thomas, Keira Knightley dhe Saoirse Ronan. Shumë nga yjet mbanin spilën e ?Time?s Up? në veshje, për të theksuar edhe më shumë mbështetjen ndaj kauzës./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga