LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Do të shkarkohet rektori Koni?/ Nikolla: Do të zbatoj…

19 Shkurt 2018, 20:59, Politikë CNA

E ftuar në emisionin ?Tonight Ilva Tare? në Ora News, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, teksa ka vijuar komentimin e përplasjeve të saj me Universitetin e Tiranës, e gjendjur përballë pyetjes nëse do të kërkonte shkarkimin e rektorit të UT, Mynyr Koni, është shprehur se nuk është herezi të zbatosh pikën 7.

Nikolla ka thënë se do ta zbatojë këtë pikë dhe pse e ka kërkuar më kohë shkarkimin e tij, por që është refuzuar nga presidenti.

Pjesë nga intervista:

Tare: Do të kërkoni shkarkimin e rektorit?

Nikolla: Nuk është herezi të zbatosh pikën 7.

Tare: Do ta zbatoni?

Nikolla: Sigurisht që po. Nuk është kjo prirja në këtë moment. Unë jam ministrja e Arsimit që kam kërkuar shkarkimin e dy rektorëve mandatin e shkuar. Një është shkarkuar, tjetri është refuzuar nga Presidenti. Edhe kur rektori refuzonte, kam respektuar gjithë të drejtën e tij për t’u mbrojtur. /CNA.al

Lajmet e fundit nga