LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti demokrat e thotë copë/ Kryeministri mbush hundët me kokainë, policia…

19 Shkurt 2018, 14:20, Politikë CNA

Deputeti demokrat Flamur Noka gjatë mbledhjes së  komisionit të  sigurisë, është shprehur  se opozita nuk është kundër procesit të Vetingut në parim.

Sipas Nokës,pastrimi i policisë nuk ka vujatur për ligje, por çështja më e rëndësishme se kush e solli policinë në këtë gjendje.

?Vettingu në polici është i nevojshëm dhe ne si opozitë nuk jemi kundër në parim. Megjithëse në ligjin organik të policisë së shtetit ka pasur të sanksionuar nene të caktuara, kur flasim për vërtetimet e personalitetit, për kontrollin e figurës së personalitetit dhe deklarimit të pasurisë të çdo oficeri policie. Nuk janë zbatuar, por ajo që është është e rëndësishme është, që policia qenka e rrënuar, e degraduar, e kanabizuar. Kush e solli policinë në këtë gjendje??,  ka pyetur  Noka.

Sipas tij, kjo polici u katandis në këtë pikë dhe në këtë gjendje, pasi i kështu i duhej dyshes Rama-Tahiri.

?E para, për t?i kthyer borxhin krimit dhe për ta mbushur me ushtarët e saj policinë. E dyta, për ta përdorur për trafik droge dhe për të mbledhur para për të blerë votat. Si mund t?i kërkojmë një polici të thjeshtë llogari për hashashin kur kemi një kryeministër mbush hundët me kokainë?

Pra, ky formular, ky veting duhet të fillojë nga lart-poshtë, nga ata që e shkaktuan dhe e sollën në këtë gjendje dhe duhet të vazhdojë pastaj deri tek polici i thjeshtë. Se nuk ka bërë ndonjëherë vaki që në këtë vend në vend që të ishin në kërkim kriminelët, sot ke më shumë të kërkuar në kupolën e policisë? ka thënë më tej Noka./CNA.al

Lajmet e fundit nga