LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Berisha pritet me duartrokitje nga mijëra qytetarë të Kosovës

18 Shkurt 2018, 20:13, Politikë CNA

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mori pjesë në pritjen shtetërore në Kosovë, për nder të 10 vjetorit të pavarësisë.

Në parakalimin e tij nga sheshi “Skënderbej” në atë “Nënë Tereza”, Berisha është pritur me entuziazëm nga qytetarët e Prishtinës dhe jo vetëm, të mbledhur për të parë parakalimin e zyrtarëve të lartë.

Berisha në parakalimin e tij është shoqëruar nga kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Për më shumë shihni videon e publikuar nga lideri historik i PD-së, Sali Berisha, të cilës i bashkëngjit mbishkrimin:

“Mirenjohje te thelle qytetareve te Kosoves per pritjen dhe ndjenjat vllazerore qe me rezervuan ne çdo hap dhe moment te qendrimit tim ne Prishtine! sb” /CNA.al

Lajmet e fundit nga