Connect with Us

Reforma në drejtësi/ LSI “sulmon” SHBA dhe BE

Politikë

Reforma në drejtësi/ LSI “sulmon” SHBA dhe BE

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentarë të LSI –së, Petrit Vasili ka “sulmuar”, SHBA dhe BE –në, nëpërmjet ONM –së.

Më anë të një postimi në rrjtete sociale, Vasili thotë se ONM pranon që ligji u shkel, pasi në KLGJ dhe KLP u zgjidhën kandidatët e përjashtuar.

Sipas tij drejtësia e goglave të kandidatëve të paligjshëm ishte drejtësi për t’u refuzuar e për t’u përbuzur.

Ndërkaq Vasili shprehet i shqetësuar për heshjen e ndërkombëtarëve, si SHBA dhe BE për këtë situatë.

“Gjynah për këdo…. që u ekzaltua dhe mbrojti drejtesinë e paligjshme te goglave. ONM pranon që ligjet janë lexuar sipas qejfit nga maxhoranca. Po ONM është përbërë nga përfaqësues të SHBA dhe BE. Po këta përfaqësuesit e BE dhe SHBA në Tiranë këtë ONM -në e tyre, a e degjojnë? Se, këta BE dhe SHBA në Tiranë, opozitën dihet që nuk e degjojnë, bile e përgojojne dhe e mallkojnë, se këta e duan Shqipërinë më shumë se shqiptarët e opozitës që janë kundër maxhorancës së drogës dhe korrupsionit”, ka shkruar Vasili.

Postimi i plotë:

ONM pranon qe ligji u shkel.Gjynah per ata qe brohoriten per drejtesine e goglave.

ONM dhe shefja e misionit Calavera na thote qe kandidatet e rrezuar prej tyre ONM e paska bere sipas ligjit.
Po kush e ka shkelur ligjin?
Maxhoranca e ka shkelur ligjin ne mes te dites dhe kandidatet e perjashtuar nga ONM i pranoi,i zgjodhi dhe i votoi.
Ligji nuk ka dy lexime,por ka vetem nje lexim: te zbatohet pike per pike sic eshte shkruar.
Keta kandidate qe ONM i perjashtoi si te padenje u hodhen te goglat dhe u zgjodhen nga goglat.
Drejtesia e goglave eshte pra edhe sipas ONM nje short mes te paligjshmeve, pra nje drejtesi kunder ligjit e zhytyr ne batakun e antiligjit.
Drejtesia e goglave te kandidateve te paligjshem ishte drejtesi per tu refuzuar e per tu perbuzur.
Gjynah per kedo…. qe u ekzaltua dhe mbrojti drejtesine e paligjshme te goglave.
ONM pranon qe ligjet jane lexuar sipas qejfit nga maxhoranca.
Po ONM eshte perbere nga perfaqesues te SHBA dhe BE.
Po keta perfaqesuesit e BE dhe SHBA ne Tirane kete ONM e tyre a e degjojne?
Se keta BE dhe SHBA ne Tirane opoziten dihet qe nuk e degjojne bile e pergojojne dhe e mallkojne, se keta e duan Shqiperine me shume se shqiptaret e opozites qe jane kunder maxhorances se droges dhe korrupsionit.
Reforma ne drejtesi eshte zhytyr ne batakun e antiligjit.
Kryeministri ne reformen ne drejtesi po ecen me moton shkaterrimtare”po e fillojme duke e shkelur ligjin pastaj e respektojme rruges”.
Kesaj moto-je shkaterrimtare po i bejne sherbim edhe ca te huaj here me deklarata here me lobime te shumta te ndotura e pas kuintave.
Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 qe kushtetuta kerkon.
Anetaret e KLP dhe KLGJ u zgjodhen gjithfaresh qe dhunonin ligjin:ca qe ONM i rrezoi si te padenje,ca qe kishin qene spiune te sigurimit, ca kishin bere gjyqe politike ne kohe te komunizmit,ca qe kishin bere evazion fiskal.
Eshte tragjik rrenimi i endrres se shqiptareve per nje drejtesi te re, te bazuar vetem ne ligj dhe te barabarte per te gjithe.
Kjo enderr u fik nga parate e pista te droges dhe korrupsionit,cdo alibi ne shqip dhe anglisht eshte vetem inkriminim akoma me i thelle ne kete faj historik./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Zaev flet pas takimit me Ursula Von Der Layer/ Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Djali i George Soros pushime në Shqipëri/ Takohet me Ramën dhe poston foto nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Djali i George Soros pushime në Shqipëri/ Takohet me Ramën dhe poston foto nga Vlora

Djali i George Soros, Alexander Soros është takuar sot me kryeministrin Edi Rama në jug të vendit ku  ka zgjedhur të pushojë këtë fundjavë.

Soros ka ndarë fotot në rrjetet sociale, duke e quajtur Ramën mikun e tij të mirë, ndërsa ka postuar edhe pamje nga riviera shqiptare teksa e cilëson më të bukurën në Europë.

LEXO EDHE:  “Nëse Amerika të mbyll derën, rri tek Gjiri i Lalëzit”/ Ish-deputeti i Metës kërkon drejtësi

 “Ishte e mrekullueshme të kthehesha në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shfletoni disa fotografi të nje nga rivierave më të bukura dhe të paprishura të Evropës“, shkruan djali i Soros.

LEXO EDHE:  SHBA dhe rritja e kërcënimit detar në Atlantikun e Veriut

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dje gërmadhë e tërmetit, sot fituese e çmimit të arkitekturës/ Rama nxjerr pamjet nga shkolla në Durrës

Publikuar

-

Nga

Dje gërmadhë e tërmetit, sot fituese e çmimit të arkitekturës/ Rama nxjerr pamjet nga shkolla në Durrës

Shkolla “Bedrie Bebeziqi” në Durrës, është shpallur fituese e çmiimit prestigjioz ndërkombëtar të arkitekturës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dhe fotot në rrjetet sociale ku shkruan se shkolla “Bedrie Bebeziqi” e cila dje ishte gërmadhë e tërmetit ka fituar një çmim prestigjioz në fushën e arkitekturës.

Statusi i Ramës

SHKOLLA “Bedrie Bebeziqi” dje gërrmadhë e tërmetit në Durrës, sot FITUESE E ÇMIMIT PRESTIGJOZ NDËRKOMBËTAR TË ARKITEKTURËS

LEXO EDHE:  Zaev flet pas takimit me Ursula Von Der Layer/ Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së

LEXO EDHE:  Studiuesi: Problemet që zbuloi koronavirusi mes SHBA dhe BE

“BigSEE Architecture Award 2021”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha urdhër Xhaferrajt/ Kush nuk eshtë me mua hiqe nga whatsapp, largohen 120 vetë nga PD e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Basha urdhër Xhaferrajt/ Kush nuk eshtë me mua hiqe nga whatsapp, largohen 120 vetë nga PD e Durrësit

Situata në Partinë Demokratike nuk duket të jetë e qetë, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Në PD e Durrësit vazhdon hemorragjia e largimit të antarëve brenda saj që nga dita kur u shpallën antarët e Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë që një pjesë e tyre janë larguar në heshtje nuk kanë munguar ata që kanë reaguar duke akuzuar hapur Fred Xhaferrajn si zbatuesin e urdhrave të Bashës.

Po gjërat në PD e Durrësit po rrëshkasin keq saqë me ikjen e Bashës për pushime Xhaferraj nuk ka mundësi udhëzimi.

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Kufizimet e udhëtimeve në BE

LEXO EDHE:  “Mbylli dyert” për Shqipërinë/ Palmer: SHBA e zhgënjyer me BE

Një nga kryetarët e larguar është shprehur se Xhaferraj për të zbatuar urdhërin e Bashës ka gjetur një mënyrë interesante. Ai ka marrë urdhër të largoj nga ëhatsappi  të gjithë ata që reagojnë,  po Fredi këtë nuk e bën vetë po mercenar.

Në PD gjithsesi ka plasur gallata me pyetjen epike: Të ka heq Fredi nga ëhatsappi apo nuk e ke sharë Bashën? Tani po nuk qe në whatsappin e Fredit je i përjashtuar nga PD!/bulevardi.com

LEXO TE PLOTE