LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Politikanë të lartë nën hetime/ Spartak Ngjela tregon se çfarë ka gjetur FBI

18 Shkurt 2018, 15:12, Aktualitet CNA

Avokati Spartak Ngjela ka  hedhur dritë mbi hetimet për të cilat flitet se po kryhen ndaj pushtetarëve të korruptuar.

Në një postim në rrjete social, Ngjela ka thënë se deri më  tani, FBI ka gjetur mbi 5 miliardë euro e dollarët të korrupsionit shqiptar.

Sipas tij, FBI ka identifikuar edhe mijëra hektarë te grabitura me imponim shtetëror.

?Nga kërkimet deri tani janë të gatshme për t’u konfiskuar me ligj 5 miliardë dollarë dhe euro, të depozituara nëpër banka jashtë Shqipërisë.

Por janë po kështu në rrugën e konfiskimit edhe mijëra hektarët e grabitur, shumica të rregjistruar me emra të varfërish që befas iu ka mbirë te dera një pronë.

Sigurisht që, mbi të gjitha duhet të vihet sekuestro ndërkombëtare, se në fakt këto janë para të popullit shqiptar, dhe është provë e pakundërshtueshme që këta pushtetarë të mund të depozitojnë 5 miliardë Euro nëpër bankat e huaja, pa pasur lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar?, ka shkruar Ngjela.

Sipas Ngjelës, është e kuptueshme gjithashtu që ky proces do të fillojë bashkë me proceset penale të krimit të organizuar shqiptar, i cili është i vërtetuar që ka qenë në partnership me korrupsionin e lartë shtetëror të të dy krahëve të politikës Shqiptare.

?Kurse, Uashingtoni duhet ta ketë qartë, dhe sigurisht që e ka të qartë, që, shqiptarët do ta presin me eufori, me shprese, me besim dhe me përkrahjen e tyre masive goditjen antikorrupsion të niveleve të larta shtetërore.

Në një vështrim historik, përsëri Uashingtoni po del çliruesi i shqiptarëve; sepse sot është mëse e kuptueshme që, shpëtimin nga korrupsioni banditesk shtetëror i niveleve të larta, shqiptarët do ta konsiderojnë si një çlirim nga një zgjedhë vdekjeprurëse, njëlloj si edhe çlirimin e shqiptarëve të Kosovës nga rreziku i genocidit serb.
Në të vërtetë, ky është gjykimi më i saktë për historinë e miqësisë strategjike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës?, ka shkruar më tej ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga