LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllni sytë dhe shikoni drita të çuditshme?/ Zbuloni arsyen

18 Shkurt 2018, 22:15, Kuriozitete CNA
Mbyllni sytë dhe shikoni drita të çuditshme?/ Zbuloni arsyen

Të gjithë e kanë përjetuar ndjesinë e mëposhtme: të mbyllësh sytë apo t?i fërkosh e më pas të shohësh ngjyra e xixa sikur në kokë të kenë shpërthyer dhjetra fishekzjarre. Pas këtij vizioni kaq të gjallë të mbushur me ngjyra fshihet një term shkencor.
Sytë posedojnë një neuron të quajtur qeliz gangliove e retinës, e cila merr informacione vizuale nga bota e jashtme, informacione që përkthehen nga drita (në mungesë të së cilës nuk do të shihnim).
Këto qeliza mund të aktivizohen gjithashtu duke ushtruar presion, gjë që i bën ato të punojnë në mënyrë të ngjashme kur ato aktivizohen nga drita.

Në thelb, ju po mashtroni sistemin tuaj nervor duke menduar se sytë tuaj janë të hapur. Ju gjithashtu mund të përjetoni fosfene kur vuani nga migrena,kur përplasni kokën sepse kjo mund të jetë rezultat i aktivitetit elektrik në pjesë të caktuara të trurit./CNA.al

Lajmet e fundit nga