LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli, kryeopozitari 1 ditë në Shqipëri, 7 ditë rrugëve

18 Shkurt 2018, 12:13, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që prej një jave ka braktisur opozitën, duke qëndruar jashtë vendit.

Opozitën Basha, ka zgjedhur ta bëjë vetëm një ditë në javë në Shqipëri, ndërsa kohën tjetër rrugëve të Evropës.

Nga e diela e shkuar, ku Lulzim Basha ka qenë në Bullgari  dy ditë, ka ardhur vetëm ditën e mërkurë në Shqipëri, ndërsa  të enjten në mëngjes ashtu siç u raportua nga zyra e shtypit shkoi në Hungari.

Dje Lulzim Basha shkoi në Kosovë, ku po qëndron ende.

Nga e diela në të dielë, Lulzim Basha  ka qenë  vetëm një ditë në Tiranë, pasditen e të mërkurës dhe më pas është zhdukur.

Këto udhëtime Basha i ka ndërmarrë, në një kohë PD, po zien pas video-skandalit erotik Salianji-G.D., në një kohë që prej tij pritej reagim dhe ndëshkim.

Opozita vazhdon të jetë e çoroditur pa kokë  dhe ende nën tymin e video-skandalit erotik Ervin Salianji ?G.D./CNA.al

Lajmet e fundit nga