Connect with Us

Kosovë/ SHBA kërkon luftimin e korrupsionit dhe dialog me Serbinë

Kosova & Rajoni

Kosovë/ SHBA kërkon luftimin e korrupsionit dhe dialog me Serbinë

Publikuar

-

Në pritjen shtetërore të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës i ftuar ka qenë edhe ndihmëssekretari i Mbrojtjes i ShBA-së për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert S. Karem.

Zyrtari i lartë amerikan është shprehur i lumtur që është i pranishëm për festën e 10-vjetorit të pavarësisë në Kosovë. Gjatë fjalimit të tij Karem ka bërë thirrje te liderët e vendit dhe te qytetarët e Kosovës që të zgjedhin rrugën euroatlantike. Ai gjithashtu ka siguruar se shteti i Kosovës do të vazhdojë të ketë përkrahjen e SHBA-së, transmeton Express.

“10 vjet më parë u arrit Pavarësia, tani duhet të zgjedhni rrugën e së ardhmës. Inkurajoj të luftoni korrupsionin, të sillni ata para drejtësisë, të normalizoni raportet me Serbinë dhe të zgjidhni rrugën Euroatlantike”, tha Karem ndër të tjera.

Partneritetin e Kosovës dhe SHBA-së zyrtari i Pentagonit e ka quajtur model. Ai ka bërë thirrje që liderët e vendit të zgjedhin rrugën e së ardhmes të ndërtuar mbi vlera të demokracisë, duke siguruar se vetëm kështu do ta kenë përkrahjen e Amerikës.

LEXO EDHE:  Qeveria e re në Kosovë/ Nesër takim mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Karem u shpreh i gëzuar që javën e kaluar ka takuar liderët e vendit në Uashington ndërsa sot po i takon ata në festën e Pavarësisë në Kosovë. Ai ka përmendur se ndihet i nderuar edhe me praninë e kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e theksuar rolin e tij si një përkrahës i madh i Kosovës.

Vetë Engel ka mbajtur fjalim gjatë seancës solemne të pavarësisë së Kosovës, me ç’rast e ka uruar popullin e Kosovës dhe ka thënë se dëshiron që shumë shpejt ta shohë Kosovën në BE, NATO dhe OKB.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Qeveria e re në Kosovë/ Nesër takim mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

LEXO EDHE:  Pse "impeachment-i" ndaj Trump, mund të sjellë dështimin e demokratëve në zgjedhje

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Qeveria e re në Kosovë/ Nesër takim mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

LEXO EDHE:  Video/ Berisha pritet me duartrokitje nga mijëra qytetarë të Kosovës

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Rritet migrimi në SHBA, dominojnë migrantët nga Azia

LEXO EDHE:  Demarkacioni varet nga disponimi i Listës Srpska/ Veseli: Na ndihmon edhe VV-ja!

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE