LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FSK dhe Policia parakalojnë në sheshet e Prishtinës

18 Shkurt 2018, 13:02, Kosova & Bota CNA
FSK dhe Policia parakalojnë në sheshet e Prishtinës

Me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës Forcat e Armatosura të Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Një turmë e madhe e qytetarëve të Kosovës kanë qenë të pranishëm duke parë parakalimin e tyre dhe duke brohoritur.

Kuvendi i Kosovës para kësaj parade ka mbajtur seancën solemne për 10- vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit. Seanca ka nisur me antonimin e himnit të Kosovës.

Në seancë kanë, përveç deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës, kanë qenë të pranishëm mysafirë të shumtë, përfaqësues nga vendet mike dhe diplomatë nga bota./koha.net

Lajmet e fundit nga