LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Engel: Ditëlindje e mrekullueshme e Kosovës

18 Shkurt 2018, 12:26, Kosova & Bota CNA

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancën solemne për 10- vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit. Seanca ka nisur me antonimin e himnit të Kosovës.

Në seancë kanë, përveç deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës, kanë qenë të pranishëm mysafirë të shumtë, përfaqësues nga vendet mike dhe diplomatë nga bota.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se kanë qenë të paktë ata që 20 vjet më parë kanë besuar që Kosova do ta fitonte lirinë, dhe po ashtu kanë qenë të paktë edhe ata që 10 vjet më parë kanë menduar se Kosova mund ta bënte shtetin.

?Shumë ngjarje kanë mbushur harkun kohor të këtyre dy dekadave. Duket sikur shekujt janë mbledhur brenda tyre. Për vrojtuesit e historisë, të arriturat janë shumë të mëdha. Dikush do të mund të thoshte të paimagjinueshme. Kemi ndërtuar një shtet demokratik, funksional, efektiv. Kosova sot është shtëpi e sigurt për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht dallimeve që ata kanë?, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se orientimi i sotëm i Kosovës është autokton, perëndimor dhe synon integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, raporte të ngushta e të përhershme me SHBA dhe aleanca me shtetet e botës së lirë.

Veseli ka theksuar se dekada e dytë e pavarësisë së Kosovës duhet të jetë dekada e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të Kosovës. Siç ka thënë ai, dashuria dhe krenaria për vendin nuk burojnë vetëm nga përvoja e së kaluarës, por mbi të gjitha nga besimi se vendi krijon kushte për jetë dinjitoze të qytetarëve të tij. Për t?u arritur ky qëllim, ka thënë Veseli, ?duhet një kthesë e madhe në qasjen dhe sjelljen politike? të vetë politikanëve.

Deputetëve të Kuvendit të Kosovës u është drejtuar kongresisti amerikan, Eliot Engel.

Ai ka theksuar se janë bërë mjaft përpjekje për të arritur deri te pavarësia e Kosovës, 10 vjet më parë. Një dekadë pas asaj ngjarjeje, ka thënë senatori Engel, kanë mbetur edhe mjaft gjëra për t?u bërë.

?Nëse e shihni se ku ka qenë ky vend dhe ku po shkon, sa ka arritur, unë them urime ditëlindjen Kosovë, sepse keni bërë një ditëlindje të mrekullueshme. Mund t?ju them se askund në botë nuk ka njerëz më miqësor ndaj Shteteve të bashkuara se sa këtu në Kosovë. Prandaj edhe ju falënderoj. Përderisa shoh kah 10 vjeçarit të ardhshëm, dëshiroj që Kosova të jetë e njohur nga të gjitha kombet në botë. Dëshiroj ta shoh Kosovën në BE, dëshiroj ta shoh Kosovën në NATO dhe dëshiroj ta shoh Kosovën në Kombet e Bashkuara. Është me rëndësi që njerëzit ta kuptojnë se kjo është gjëja e duhur për tu bërë?, ka thënë senatori Engel.

Ai ka shtuar se Kosova duhet ta ketë një armatë shumetnike, ?e cila do të jetë krah për krah me amerikanët për ta ndihmuar paqen nëpër botë?. Senatori Engel ka theksuar se ky është vizioni i tij për Kosovën, për të ardhmen se saj përparuese, demokratike dhe në paqe./rel

Lajmet e fundit nga