LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vidhnin makina luksoze/ Në pranga dy shtetas

17 Shkurt 2018, 19:38, Kronika CNA

Policia e Romës ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët akuzohen për vjedhjen e disa automjeteve.

Nga të dhënat e bëra të ditura rezulton se të arrestuarit janë një 33-vjeçar shqiptar dhe një 36-vjeçar maroken.

Arrestimi i tyre u bë në rrugën Bruno Buozzi pasi vidhnin makina luksoze dhe për këtë u shërbente vetëm një Nokia e famshme 3310.

Brenda telefonit ata kishin instaluar një dekoder duke e lidhur me një fole USB në pjesën e jashtme.

Më pas telefoni lidhej përmes një kablloje me njësinë e kontrollit të makinës. Për ta ndezur, përdornin çelës universal.

U bë e ditur se shqiptari dhe marokeni ishin të papunë dhe rezultonin me precedent të mëparshëm penalë.

Njëri prej hajdutëve u la në arrest shtëpie, ndërsa tjetri u dërgua në burgun e Rebibbia. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga