LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Çmendet i riu në Shkodër/ Qëllon me armë në ajër, por ja si e pëson

17 Shkurt 2018, 18:27, Kronika CNA

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj, ndërsa i arrestuari është 17-vjeçari me inicialet N.P.

Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit Automatik model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17 – vjeçari.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër . Qëllon me armë zjarri në ajër, por arrestohet në kohë rekord nga Policia. Më datë 17.02.2018, rreth orës 14:50, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bardhaj, Shkodër, sipër rezervuarit, ka të shtëna me armë. Menjëherë janë nisur forca të shumta të Policisë, ku falë veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 17 vjeç. Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit Automatik model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17 – vjeçari. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 7 gëzhoja. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga