LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonin drogë/ Arrestohen tre shtetas, mes tyre një shqiptar

17 Shkurt 2018, 18:17, Kronika CNA
Transportonin drogë/ Arrestohen tre shtetas, mes tyre një shqiptar

Policia e Leçes në Itali ka finalizuar një aksion, ku në përfundim të tij janë arrestuar disa persona mes tyre dhe shqiptarë. Sipas informacioneve bëhet fjalë se për një super operacion, në fund të të cilit kanë sekuestruar 250 kilogram drogë.

Tre të arrestuarit u kapën në flagrancë, në momentin kur po transportonin drogë.

Të arrestuar janë Salvatore Lograno, 42 vjeç, lindur në Altamura por banonte në Brindisi; si rezultat i kontrollit ai u ndalua të ngiste një Mazda 5 dhe në brendësi të makinës kishte 54 kg. e marijuanës.

Por nga kërkimi i mëvonshëm u gjetën dhe 123 paketa të tjera përmbajnë një total prej rreth 2 kuintal të njëjtën substancë njëjtë narkotike.

Hetimet bënë të mundur për të bllokuar, një tjetër makinë, ku arrestua dhe  Renato Uku, 35 vjeç, lindur në Tiranë dhe Oltion Proko 28 vjeçar shqiptar nga Vlora.

Në fund të operacion u kapën gjithë sej 250 kilogram drogë, dhe pritet dënimi për të arrestuarit. /Panorama

Lajmet e fundit nga