LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tabaku: Prona e drejtë themelore e njeriut, qeveria nuk po e merr seriozisht

17 Shkurt 2018, 16:03, Politikë CNA

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se opozita insistoi që pjesë e rekomandimeve të Komitetit të Stabilizim-Asociimit të ishte edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për pronën.

Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se qeveria shqiptare nuk po e merr seriozisht këtë çështje kaq sensitive.

Postimi i plotë:

Prona jo vetëm si proritet i BE, por si e drejtë themelore e njeriut!

Si pjesë e rekomandimeve të Komitetit të Stabilizim-Asociimit, anëtarët e opozitës insistuan që të ishte pjesë edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për pronën, gjë që u vendos edhe në rekomandime. Qeveria shqiptare, megjithëse Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin në nëntor të vitit 2016, deri në dhjetor të vitit 2017 nuk bëri asgjë për të reflektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kështu që ose Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vepruar në paligjshmëri, ose vendimet e Këshillit të Ministrave, që dolën në dhjetor të 2017-ës, janë zbatuar pa u miratuar akoma, ose do të shkaktojnë një kosto për buxhetin, që ne do ta shohim në vijim, në qoftë se kjo agjenci ka marrë vendime.

Sipas informacionit të dorëzuar nga Minsitria e Drejtësisë ?Vlera financiare nga kërkuesit për 103 çështje në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg është 822 milionë euro?. Sipas qeverisë shqiptare shifra është nxjerrë nga çështja pilot ?Manushaqe Puto? fituar në Gjykatën e Strazburgut. Kjo do të thotë, që meqenëse gjykata ka dhënë një çështje pilot, me një vlerë të caktuar, atëherë të gjitha çështjet që do të trajtohen pas kësaj, do t?i referohen kësaj çështjeje.

Shqetësimi është se, së pari, qeveria ka sjellë në kuvend një ligj pjesërisht antikushtetues sipas GJK i cili ende nuk është kthyer në shina kushtetuetshmërie.
Së dyti, shteti shqiptar me të gjitha këto vendime që janë në radhë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka një detyrim të jashtëzakonshëm dhe për këtë arsye ne themi që çështja e trajtimit të pronave nuk po merret seriozisht.

Ps. Pjese nga diskutimi me Ministren e Drejtesise per prioritetet e BE./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga