Connect with Us

Njihuni me familjen më të pasur që ka në duar të gjithë vendet e botës

Kuriozitete

Njihuni me familjen më të pasur që ka në duar të gjithë vendet e botës

Publikuar

-

Familja Rothschild ka qenë gjithmonë një mister – për këtë familje nuk keni mundur të dini çdo gjë, dhe ndikimi i tyre në botë është më i madh nga sa e mendoni.

Familja Rothschild është familja më e pasur e të gjitha kohërave – ka pasur sasi të mëdha parash dhe kanë qenë në qendër të momenteve më të rëndësishme në shekullin e fundit.

Megjithatë, shumë ende besojnë se ata janë anëtarë të Rendit të Ri Botëror.

I vetmi fakt që shumica e njerëzve e dinë në lidhje me këtë familje është se ata janë të pasur.

Megjithatë, ka disa fakte interesante në lidhje me këtë familje.

 

Këto përfshijnë: Shoqëritë sekrete, luftërat, incesti dhe çdo gjë tjetër që ju mund të prisni nga një familje e pasur.

Ka një linjë të gjatë të incestit

Kur një familje ka më shumë para se sa shumica e njerëzve mendojnë se kanë, ata do të donin t’i mbanin ato për vete. Dhe e vetmja mënyrë për të bërë këtë është që të martohennë rrethin e tyre familjar. Në këtë drejtim, Rothschild-ët janë duke parandaluar që në familjen e tyre të futen njerëz të huaj. Për shumëkë, kjo është e papranueshme, por për ta kjo ishte një strategji e mirë financiare.

Disa ishin shumë të uritur për pushtet

Shumë prej anëtarëve të familjes kanë kërkuar që të kenë pushtet në vendin e tyre dhe të jenë mbi ligjin dhe ligjvënësit.

Amschel Rothschild thuhet se një herë kishte thënë: “Më jep kontroll mbi ekonominë e vendit dhe nuk më brengos se kush i bën ligjet”.

Në thelb, ata mendojnë se ata mund të imponojnë rregullat e tyre, për aq kohë sa ata kanë para të mjaftueshme.

Ata diktojnë çmimin e arit

Disa argumentojnë se çmimi i sotëm i arit është përcaktuar nga familja Rothschild.

Familja Rothschild ka luajtur një fjalë kyçe në lidhje me çmimin e arit në vitin 1919, kur pesë shitësit kryesorë në industrinë e arit takoheshin dy herë në ditë për të vendosur çmimin.

Nga 1919 në 2004, takimet janë mbajtur çdo ditë në zyrat e Nathan Mayer Rothschild.

Ata financuan disa luftëra të mëdha

Pasi që Rothschildët kontrollojnë gjysmën e parave në botë, ata thuhet se kanë financuar shumicën e luftërave që kanë ndodhur në 200 vitet e fundit.

Thuhet se ata kanë financuar luftërat, që nga ato të Napoleonit deri tek luftërat botërore të shekullit të 20-të.

Në fund të çdo lufte, ata kanë fituar shumë para, sepse atëherë kishte filluar kthimi i kredive dhe se vendet kishin nevojë për tu rindërtuar.

Shumica e bankave gjatë luftërave u shkatërruan, por qeveritë mund tu drejtoheshin vetëm atyre, Rothschild-ëve. Ndoshta kjo është arsyeja pse është konsideruar se ata ishin mbi ligjin në shumicën e vendeve.

E mundur që të kenë para neto një trilion dollarë

Rothschild-ët janë padyshim familja më e pasur në histori. Por është e çuditshme që askush nga familja nuk shfaqet në listën njerëzve më të pasur të Forbes.

Familja pretendon se vlera e tyre neto arrin në rreth 350 miliardë dollarë. Megjithatë, ka shumë që mendojnë se ata kanë një trilion dollarë të vlerës neto./CNA.al 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

A është ky qeni i parë gjuetar i Evropës?/ Studiuesit gjejnë kockën që daton rreth 1.8 milionë vite më parë

Publikuar

-

Nga

A është ky qeni i parë gjuetar i Evropës?/ Studiuesit gjejnë kockën që daton rreth 1.8 milionë vite më parë

Studiuesit kanë gjeturkockën e nofullës së një qeni gjuetie që ka jetuar 1.8 milion vjet më parë.

Ekspertët e udhëhequr nga Universiteti i Firences analizuan mbetjet e grumbulluara nga vendi arkeologjik Dmanisi, i cili më parë dha disa kafka hominin.

Ata arritën në përfundimin se mbetjet i përkasin specieve Canis (Xenocyon) lycaonoides – ‘qeni gjuetar euroaziatik’ , i cili e ka origjinën në Azinë Lindore.

Qeni Dmanisi, tha ekipi, mund të jetë paraardhësi i qenve gjuetarë afrikanë dhe ka të ngjarë të ketë jetuar së bashku me njerëzit e hershëm në Gjeorgji para se të shpërndaheshin më gjerësisht.

Studimi i mbetjeve të qenit të madh u ndërmor nga paleontologu vertebror Saverio Bartolini-Lucenti i Universitetit të Firences, Itali, dhe kolegët e tij.

Sipas analizës së tyre, eshtrat datojnë nga 1.77-1.76 milion vjet më pare,  duke e bërë atë rastin më të hershëm të njohur të një qeni gjuetie në Evropë.

LEXO EDHE:  “Shiti” postin  e gjyqtarit, në këmbim të pasurisë/ Artan Broci  “blen” Komisionin e Vettingut?!

LEXO EDHE:  Sakrificat e Kryemadhit për atdheun/ Nga luksi tek relaksimi i “Landit të Fierit”

Sipas studiuesve, ajo në fakt i paraprin lëvizjes së përhapur të qenve të gjuetisë nga origjina e tyre në Azinë perëndimore në Evropë dhe Afrikë gjatë mesit të Epokës së Pleistocenit.

Analiza e veçorive dentare të qenit gjithashtu tregoi ngjashmëri me speciet e tjera të ngjashme me qenin e egër’kanidët’nga e njëjta periudhë kohore.

Ata kanë premolare të tretë më të ngushtë dhe më të shkurtër se sa omnivorët dhe një dhëmb të zmadhuar dhe të mprehtë “karnasial” në mes të nofullës, i cili iu ka shërbyer për të copëtuar ushqimin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Për herë të parë/ Rusia dërgon laboratorin e ri në Stacionin e Hapësirës

Publikuar

-

Nga

Rusia ka vendosur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor një modul të ri të laboratorit shumplanësh të quajtur Nauka, që nga rusishtja përkthehet “Shkenca”.

Nauka u lëshua në hapësirë në 21 Korrik me anë të një rakete ruse të qujatur Proton.

Pas tetë ditësh në fluturim të lirë, ky labortaor  u lidh me portin në segmentin rus të ISS me pamje nga Toka.

Nauka do të jetë një strukturë e re shkencore, e cila do të lidhë portin dhe hapësirën ajrore për operacionet e ardhshme, së bashku me sigurimin e dhomave shtesë të ekuipazhit, një galeri dhe një tualet.

Që Nauka të jetë e përgatitur për operim, do të kërkojë një seri të gjatë manovrash, duke përfshirë deri në 11 shëtitje në hapësirë që fillojnë në fillim të shtatorit.

LEXO EDHE:  “Shiti” postin  e gjyqtarit, në këmbim të pasurisë/ Artan Broci  “blen” Komisionin e Vettingut?!

LEXO EDHE:  Qëndroi 5 vite si ministre/ Pasuria që Lindita Nikolla nuk e justifikon dot

Nisja e laboratorit, i planifikuar fillimisht në vitin 2007, ishte vonuar vazhdimisht për shkak të problemeve teknike. Moduli i ri përfundoi  procesin e ankorimit duke përdorur sistemin e tij autonom të navigimit, së bashku me ndihmën e kozmonautit Oleg Novitsky, i cili e udhëhoqi atë përmes qasjes përfundimtare ndërsa ishte në ISS.

Komentatori i NASA -s Rob Navias tha se moduli i ri ‘do të sigurojë kontroll të rrotullimit për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar dhe do të shërbejë si një port ankand për automjetet e pilotuara Soyuz dhe të papilotuara të Progresit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Çfarë duhet të bëni nëse përfshiheni në një grabitje?

Publikuar

-

Nga

Duket e pamundur që ne ndonjëherë të përjetojmë një grabitje, kështu që rrallë mendojmë se çfarë të bëjmë në këtë situatë. Nëse e bëjmë, është ndoshta kur jemi duke shikuar filma aksion dhe gjithçka duket se është vetëshpjeguese atje. Sidoqoftë, kur e trajtojmë atë ballë për ballë, gjërat fillojnë të komplikohen.

Bright side ju liston disa këshilla që duhet t’i dini:

Mos luaj heroin.

Është më mirë të lini mënjanë synimet tuaja heroike dhe thjesht të shmangni çdo lloj ballafaqimi. Ata që përpiqen të përballen me një grabitës vetëm përshkallëzojnë situatën dhe i bëjnë ata edhe më të dhunshëm. Edhe nëse ata duken të paarmatosur ose ka vetëm një, mos u përpiqni të kopjoni Bruce Willis. Grabitësit mund të kenë një armë, që mund të jetë larg syve tuaj.

Mos bëni asnjë lëvizje të papritur.

Çdo lëvizje e papritur mund të konsiderohet një sulm i mundshëm. Shumë shpesh, grabitësit janë në panik dhe lëvizja juaj e papritur mund të shkaktojë një aksident. Nëse keni nevojë të ndryshoni pozicionin tuaj, tregojuni grabitësve se çfarë do të bëni paraprakisht në mënyrë që të mos jetë një befasi për ta.

Vini re detajet.

Kushtojini vëmendje grabitësve. Sidoqoftë, bëjeni ashtu në fshehtësi. Informacioni mund të ndihmojë policinë të gjejë kriminelët më shpejt. Vini re lartësinë, tiparet e trupit, qëndrimin, erën, apo edhe këpucët e tyre.Edhe gjëja më e parëndësishme mund të dalë vendimtare. Përveç kësaj, mëso përmendësh se ku i kanë lënë shenjat e gishtave dhe sigurohu që të mos prekësh asnjë provë.

LEXO EDHE:  “Shiti” postin  e gjyqtarit, në këmbim të pasurisë/ Artan Broci  “blen” Komisionin e Vettingut?!

LEXO EDHE:  “Shiti” postin  e gjyqtarit, në këmbim të pasurisë/ Artan Broci  “blen” Komisionin e Vettingut?!

Tregoji grabitësit nëse pret dikë. Përndryshe, një veprim i papritur mund të bëjë atë të dhunshëm. Duke fshehur informacionin, ju rrezikoni jetën e njerëzve të tjerë që ndodhen në vendin e gabuar në një kohë të gabuar.

Shmangni kontaktin e zgjatur me sy.

Është e dobishme të mësosh përmendësh çdo detaj në lidhje me grabitësit. Megjithatë, mos u dhuroni vetvetiu duke ngulur sytë hapur. Grabitësit do të kuptojnë se çfarë jeni duke bërë. Është më mirë të hedhësh një vështrim të shpejtë .Një arsye tjetër për të mos pasur kontakt të zgjatur me sy është se grabitësit mund të mendojnë se ju nuk po përpiqeni vetëm të  mësoni përmendësh tiparet e tyre, por edhe t’i identifikoni ato.

Jepuni atyre atë që kërkojnë.

Shumicën e kohës, grabitësit kërkojnë para, prandaj jepuani atyre. Departamenti i Policisë New Westminster këshillon të mbani qetesine dhe të shmangësh luftën kundër një grabitësi. Nuk ia vlen të rrezikoni jetën tuaj për para, unaza ose diamante. Ju do të fitoni përsëri pagën tuaj, por kurrë nuk do të jeni në gjendje të blini një jetë ose trup të ri.

Nëse akoma nuk ju pëlqen të jepni pasuritë tuaja, të paktën sigurohuni që të mos mbani shumë para me vete ose të mos i ndani të gjitha gjërat tuaja me vlerë në xhepa të ndryshëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE