LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri i Brendshëm e thotë copë/ Policia merret me hallexhinjtë dhe jo me bosët e krimit

17 Shkurt 2018, 12:02, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj,i cili ka marrë pjesë në analizën e punës së Policisë në Shkodër, ka apeluar policinë, që të fokusohen tëk bosët e mëdhenj të krimit.

Sipas ministrit, janë 4-5 grupe të rëndësishme kriminale që duhen goditur.

?Mos u merrni me hallexhinjtë që vendosin një çati. Bosët e krimit janë vërdallë dhe ata duhen goditur?, ka thënë Xhafaj..

Më tej kreu i Ministrisë së Brendshme, ka thënë se bosët e krimit nuk duhen falur për asnjë arsye dhe për më tepër ata që përmendin emrin tij duhen ndëshkuar të parët.

?Ai që përmend emrin tim të goditet i pari. Dua një integritet nga të gjithë policët, nga shefat deri tek polici më i thjeshtë, të mos ketë një sjellje harbute me qytetarët?, është shprehur Xhafaj, i cili i ka porositur policinë që të bëjnë kujdes me Vettingun, pasi  nuk do t?i shpëtojë asnjë.

?Tolerenca ndaj krimit do të jetë zero. Kërkoj një korrektësi maksimale dhe të goditen ata që cilësohen si të fortë. Nëse marr vesh se ka tolerime për ndërtime të mëdha pa leje, përfshirje në lejimin e trafiqeve të drogës të policisë do jem unë i pari që s?do lejoj dhe do përballeni me ligjin. Fytyra e policisë së shtetit duhet të ndryshojë totalisht?, ka thënë Xhafaj./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga