LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishin bërë tmerri i banorëve/ Arrestohen “skifterët” në Tiranë

17 Shkurt 2018, 13:45, Kronika CNA

Policia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e Durrësit kanë arrestuar autorët e disa vjedhjeve në biznese e banesa, të kthyer në tmerrin e zonave si ?Shkëmbi i Kavajës?, Golemit, Kavajës dhe Përmetit.

Të ndaluarit janë Ervis Berisha 35 vjeç dhe Fatjon Loca 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases: A. S. 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia ka arritur të dokumentojë një sërë vjedhjesh të kryera nga shtetasit e mësipërm, në në bashkëpunim me njëri- tjetrin.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e ndaluar dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

1.Më datë 03.01.2018 gjatës natës, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit Sh.K. ku kanë marrë paketa cigare të markave të ndryshme.

Në ngarkim të shtetasit Fatjon Loci, nga veprimet hetimore të kryera nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Kavajë është dokumentuar se është autor i dyshuar i ngjarjeve si më poshtë vijojnë:

Po kështu në bashkëpunim me Strukturat e Policisë së Komisariatit Përmet u bë e mundur dokumentimi i vjedhjes së një sasie prej 170.000 lekë dhe 350? që ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur në një hotel në qytetin e Përmetit me datë 15.12.2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:

?Moskallëzim i krimit? në ngarkim të shtetases A.S. parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga