Connect with Us

Fillon Kreshma e Pashkës/ Të hënën, 19 Shkurt 2018

Kultura

Fillon Kreshma e Pashkës/ Të hënën, 19 Shkurt 2018

Publikuar

-

Kreshma e Pashkës së Madhe është një kreshmë e veçantë me karakter të thellë pendimi, si periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës. Rreth kuptimit dhe rëndësisë do ju njohim në ditët në vazhdim.
Kreshma e Madhe fillon gradualisht. Nga data 12 shkurt hoqëm mishin dhe produktet e tij nga përdorimi, pra nuk mund të konsumojmë mish deri në ditën e Pashkës. Këtë javë nga dt.12 – 18 shkurt përdorim prodhimet bulmetore dhe peshkun dhe nuk hamë më këto produkte nga dt.19 shkurt deri për Pashkë.
Çfarë hamë dhe nuk hamë:
  • – Nuk lejohen përdorimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut, bulmetit, vezës, por hahen perimet, zarzavatet, frutat, frutat e detit, gatime e produkte brumërash, vera dhe vaji (pёrdorimi apo privimi i vajit e verёs varet nga udhёzimet e atit shpirtёror).
  • – E Hёna, e Marta, e Mёrkura e javёs sё parё tё fillimit tё kёsaj kreshme, quhen tё bardhё sepse nuk hahet dhe nuk pihet. Ky privim i fortё bёhet edhe tё Premten e Madhe (tё premten e Javёs sё Madhe para Pashkёs). Pёr kёtё lloj privimi nё kёto ditё nevojitet biseda paraprake me atin shpirtёror (priftit ku rrëfehemi), duke ditur larminё e madhe tё mundёsive, kushteve, vёshtirёsive e faktorёve ndryshёm tё besimtarёve dhe jetёs sё tyre.
  • – Të Shtunave dhe të Dielave gjatë Kreshmës së Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është kreshmë e fortë) mund të përdorim vaj dhe verë (edhe pёr kёtё veprojmё sipas udhёzimeve tё atit tonё shpirtёror).
  • – Lejohet te hahet peshk vetëm në festёn e Ungjillëzimit, nё dt. 25 Mars dhe tё Dielёn e Palmave (Dafinave) qё kёtё vit bie dt. 1 Prill.
Shënim i rëndësishëm:
– Kalendari ynë kishtar është hartuar në mënyrë të tillë që të na drejtojë me zell në rrugën e duhur në jetën tonë shpirtërore. Në të ka shumë ditë kreshmimi të cilat na përgatisin për ditët e festave.
– Gjithashtu është e këshillueshme që çdo i krishterë orthodhoks të këshillohet me atin shpirtëror (priftit ku rrëfehemi) përsa i pёrket nevojave personale për të kreshmuar.
– Ka mёnyra tё ndryshme kreshmimi që varen nga udhëzimi i atit shpirtëror.
– Gjatё gjithё kreshmёs Kisha rekomandon pakёsimin e sasisë sё ushqimit qё konsumoni çdo vakt dhe tё mos hahet ndёrmjet vakteve.
– Kreshmoni (mos hani) pёr disa ushqime dhe pije qё ju pёlqejnё më shumë (ёmbëlsira, alkool) dhe pёr disa zakone apo varёsi (tё pirit duhan, televizori, radio, facebook etj).
– Bisedoni me atin shpirtёror dhe merrni bekimin e tij pёr arsye shёndetёsore, pёr gratё shtatёzёna dhe pёr raste tё tjera tё veçanta.
Pse kreshmojmë:
* Kreshma na bën të vetëdijshëm për varësinë tonë tek Perëndia.
* Kreshma na ndihmon të krijojmë disiplinë personale.
* Kreshma shërben si një periudhë ndriçimi, veçanërisht për të na përgatitur për kremtimin shpirtëror dhe misionin e krishterë.
* Kreshma është periudhë që zbulojmë nevojat tona të vërteta.
* Kreshma është shenjë vuajtjeje dhe pendimi.
Si të kreshmojmë:
* Mbani kreshmë shenjtëruese.
* Kaloni më shumë kohë me Perëndinё gjatë Kreshmës.
* Kombinoni bamirësinë me kreshmën.
* Ruani një shpirt përulësie, pendimi dhe faljeje.
* Kreshmoni në fshehtësi.
*Kreshmoni me gëzim.
Kreshma dhe familja
– Diskutoni me familjen pёrpara se tё fillojё Kreshma, pёr rëndёsinё e tё kreshmuarit, sesi do të kreshmojё familja juaj dhe pёr çfarë feste tё madhe po pёrgatiteni.
– Gjatё periudhёs sё kreshmёs tё heqim dorë nga diçka e veçantë pёr ne.
– Tё reduktojmё pak sasinё e ushqimit qё hamё.
– Nga paratё e kursyera nga kreshma të bёjmë diçka pёr njerёzit nё nevojё.
– Rriteni aktivitetin tuaj shpirtёror (lutuni nё komunitet dhe personalisht vetёm pёr vetёm me Zotin, lexoni çdo ditё Biblёn, lexoni jetё shenjtorësh dhe shkrime tё tjera tё shenjta tё Kishёs).
– Mos e kufizoni pёrfitimin nga kreshma thjesht duke hequr dorё nga ushqimi, sepse kreshmё e vërtetё do të thotё tё shkëputesh nga e keqja.
– Prishni çdo lidhje tё padrejtё, hidhni tutje çdo pakёnaqёsi ndaj tё afёrmit tuaj, faleni pёr ofendimet e tij ndaj jush.
– Mos u grindni.
– Kujdes! Ju nuk hani mish, por mёrzitni me grindje tё tjerёt; nuk pini verë, por vazhdoni tё fyeni tё tjerёt. Nёse jetoni kёshtu, pёrpjekja e kreshmёs nuk ka dobi.
Kreshmë të mbarë !!!
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Agron Tufa braktis atdheun/ Bardhyl Londo: Të dalë kryeministri dordolec e të thotë “Çfarë ka këtu???”

Publikuar

-

Nga

Poeti Bardhyl Londo, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me largimin e Agron Tufës nga Shqipëria dhe kërkesën e tij për azil në Zvicër.

Sipas tij, ky është një tërmet i dytë për Shqipërinë, ndërsa kritikon shkrimtarët e organizatat për heshtjen e tyre.

“Termeti i dyte ndodhi: Agron Tufen, nje nga shkrimtaret me te talentuar shqiptare e detyruan te braktise atdheun e tij te dashur per te cilin ka bere aq shume. Shqiperia thyen keshtu nje tjeter rekord famekeq: nje shkrimtar nga me te njohurit ne periudhen postdiktatoriale detyrohet te kerkoje strehim politik ne nje vend tjeter per te siguruar jeten e femijeve te tij. Tani le te dale kryeministri dordolec dhe shakaxhi dhe te deklaroje: e cfare ka ketu? Kjo ndodh dhe ne Kroaci dhe ne Bullgari…

Per cudi pas ketij termeti te dyte heshtin shkrimtaret, heshtin organizatat e tyre, hesht. PEN KLUBI.

Po kur do te ndjeheni dhe organizoheni o njerez?”- shkruan Londo në reagimin  e plotë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Foto-Tërmeti/ Dëmtohet Kalaja e Prezës dhe Krujës

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë që tronditi vendin mëngjesin e sotëm duke lënë pas 16 viktima, dhe mbi 600 të plagosur, ka shkaktuar dhe dëme të shumta materiale.

Ndërkohë që në Durrës pallate e banesa të tëra janë sheshuar, duket se dëme ka patur edhe në trashëgiminë kulturore.

Kulla e sahatit në Kalanë e Prezës është shembur, ndërsa ajo e Krujës ka pësuar plasaritje.

Megjithëse vëmendja në këto momente duhet të jetë tek jetët njerëzore, trishtim për humbjen e trashëgimisë historike tregojnë edhe këto pamje./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Korçarët sfidojnë në zemër të Serbisë, me “Doktor Shusterin” (Foto)

Publikuar

-

Nga

Një tjetër projekt shqiptar ka marrë  sukses ndërkombëtar dhe këtë herë në zemër të Serbisë. Bëhet fjalë për shfaqen “Doktor Shuster”, një prodhim i Dushan Kovaçeviç, dramaturg dhe regjisor i njohur serb për shfaqjet e tij teatrore dhe skenarët e filmit, venë në skenë nga Teatri “Andon Zako Çajupi” i Korçës.

Kovaçeviç ka vlerësuar së tepërmi vënien në skenë të  veprës nga një kast i tillë aktorësh duke i cilësuar këta të fundit si  “aktorë shumë të mirë të cilët arritën të përcillnin mjaft emocion, duke mbajtur të mbërthyer publikun përgjatë gjithë shfaqes.”

Lajmi për dhënien e shfaqes jashtë kufijëve bëhet me dije nga përfaqësues të Teatrit Korçë, përmes një publikimi në faqen zyrtare, ku fal suksesit të arritur nga ky projekt vjen edhe një premtim për të ardhmen.

“Ky projekt do shërbejë si indicie për projekte të tjera në të ardhmen”, thuhet me fjalë të tjera në postimin e bërë në faqen zyrtare të Teatrit Korçë.

Postimi i plotë:

Sukses i shfaqjes “ Doktor Shuster” ne Beograd!

I pranishem autori i vepres Dushan Kovaçeviç, i cili e vleresoi shume, duke e cilesuar si nje venie shume interesante, me nje kast shume te mire aktoresh, te cilet percollen emocion dhe e mberthyen publikun ne salle per gjate gjithe shfaqjes. Salla e mbushur plot, duartokiti gjate aktoret tane.

E pranishme edhe aktorja Branka Petriç, bashkeshortja e aktorit te madh Bekim Fehmiu.

Ky projekt u mbeshtet nga Western Balkans Fund, te cilin e falenderojme!

U bisedua gjate per bashkepunime te reja, ne fushen e teatrit, per vizita te ndersjellta dhe pune te perbashketa.

Faleminderit Ambasades tone ne Beograd dhe ambasadorit te Serbise ne Tirane!

Do te vazhdojme padyshim ti ruajme keto ura bashkepunimi dhe te çojme perpara projekte te reja! /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: