LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demarkacioni/ Qeveria miraton deklaratën e presidentëve Thaçi –Vujanoviç

17 Shkurt 2018, 10:43, Kosova & Bota CNA

Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të besojë se kufiri i Kosovës në perëndim do të ngjitet në majë të Zhlepit e në Çakorr.

Në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës ai ka kërkuar nga ministrat e tij miratimin për deklaratën e përbashkët të presidentëve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

E pasi ka marrë miratimin pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim, Haradinaj ka thënë se kjo është dëshmi që kufiri do të shkojë në Kullë të Zhlepit e në Çakorr.

Ai tha se me këtë aneks marrëveshje janë krijuar rrethanat që të vendoset drejta e Kosovës në territor dhe janë kriju rrethanat që Kuvendi të jetë unik në ratifikimin e demarkacionit. Haradinaj tha se kjo zgjidhje meriton përkrahje.

Haradinaj tha se Kosova po tregon zotësi qe të gjitha temat e mëdha t?i zgjedh.

Qeveria e Kosovës me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë ka mbajtur një minutë heshtje për dëshmorët e rënë në luftën për liri.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se sot me përulje kujtojnë të rënët për liri. Ndërsa e ka quajtur të arritur të Kosovës arritjen e marrëveshjes mes presidentit Thaçi dhe Vujanoviq për demarkacionin mes dy vendeve./koha.net

Lajmet e fundit nga