Connect with Us

Bilali nga Durrësi pica-bërës i famshëm në Itali

Kronika

Bilali nga Durrësi pica-bërës i famshëm në Itali

Publikuar

-

Beniamin Bilali i lindur në Durrës në një familje tipike përfaqësuese të borgjezisë dhe intelegjencës qytetare, u rrit në Rimini dhe u bë tej mase i sukseshëm në Itali. Durrsaku Bilali pasi nuk la konkurs kulinarie italiane dhe ndërkombëtar pa marrë pjesë, më në fund u “ngul” në Bolonjë për tu bërë menaxher i zinxhirit të picerive të markës së mirënjohur “Puma”.

Bilali nga Bolonja menaxhon piceritë “Puma” edhe në qytetet e Milanos, Milano Maritima-s e deri në Ibica (Ibiza) të Ishujve Balnearë të Spanjës. Historia e durrsakut Bilali në mënyrë të përmbledhur mund të shprehet me thënien italiane: “Dalle stalle alle stele!” (Nga stallat në majat e yjeve!)

Ai për tu bërë menaxher i një zinxhiri picash dhe njëkohësisht chef i famshëm guzhine në Itali e filloi karrierën nga pozicioni i……. pjatalarësit. Beniamini me shumë punë, djersë, këmbëngulje madje kokëfortësi për të arritur suksesin më në fund e realizoi plotësisht ëndërrën e vet italiane! /Gjergj Thanasi /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Në timon të dehur dhe pa patentë/ Ndalohen dy persona në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, dhe pa patentë.

“Policia Rrugore e Qarkut Gjirokastër ka shtuar masat për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, si dhe shkeljet të cilat janë burim aksidenti, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

LEXO EDHE:  Akuzohej për trafik fëmijësh/ Përfundon arratia për 28 vjeçarin shqiptar

LEXO EDHE:  Aurela Hoxha mahnitëse në Itali

L., 32 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

B., 32 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin Përmet-Këlcyrë u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Durrës/ Makina humb kontrollin, përplaset me një tjetër automjet

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Qemal Mici” dhe shkak dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë duke bërë që të devijohet qarkullimi në rrugë të tjera.

LEXO EDHE:  Pasticieri përmetar fiton cmim në Itali

LEXO EDHE:  Policia kërkonte hajdutin / Kapet mat adoleshenti shqiptar me 5 mijë euro kokainë me vete

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia në Bulqizë/ Meta vizitë në Spitalin e Traumës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Meta do të zhvillojë pak më vonë një takim në spitalin e Traumës në Tiranë, për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të vajzës 16-vjeçare, e cila i mbijetoi tragjedisë në Ostren të Madh të Bulqizës.

‘Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do te vizitoje sot, ne ora 18.30, Spitalin Universitar të Traumës (Spitali Ushtarak), për t’u interesuar për gjendjen shendetesore te vajzes se mitur Merita Tola, e cila i mbijetoi tragjedise ne Ostren te Bulqizes dhe eshte duke marre ndihmen mjekesore’, shkruhet në njoftimin e presidencës

16-vjeçarja  Merita Tola ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa ishte e vetmja e mbijetuar nga familja Tola, pas vdekjes së nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, që dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit./CNA.al

LEXO TE PLOTE