LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetingu në polici/ Jep dorëheqjen drejtori i rëndësishëm

16 Shkurt 2018, 19:17, Aktualitet CNA

Ndërkohë që ka filluar vetingu në Policinë e Shtetit, në të njëjtën kohë kanë filluar edhe lëvizjet e para nga radhët e saj.

Burime të CNA.al, thanë se ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë Qarku Korçë, Arben Skendo.

Burime nga Policia e Korçës thanë se drejtori Arben Skendo, i cili ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të SHKB-së, ndonëse ka dhënë dorëheqje, ai vijon të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj dorëheqje, nëse vjen si shkak i vetingut në polici apo për arsye të tjera personale. /CNA.al

Lajmet e fundit nga