LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lori Hoxha emocionon me dedikimin: Jeta ime nuk do të ishte e njëjtë pa ty

16 Shkurt 2018, 21:40, Lifestyle CNA
Lori Hoxha emocionon me dedikimin: Jeta ime nuk do të ishte e

Motrat Hoxha janë dalluar gjithmonë për lidhjen e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën. Në përgjithësi na ndodh që të shikojmë më aktive në rrjetet sociale Lorin dhe Sarën, ndërsa motra e tyre e vogël, Redia, ka zgjedhur të mbajë një profil jo publik.

Dje Redia Hoxha është vënë në qendër të vëmendjes, pasi e vogla e familjes Hoxha ka festuar ditëlindjen. 20-vjetori i saj përkoi fiks një ditë pas 20-vjetorit të ?Top Albanian Radio?. Me këtë rast ditëlindja e Redias u festua me një super festë dhe një super tortë që dje bëri xhiron e mediave.

Në këtë përvjetor Lori i ka dedikuar një urim të veçantë motrës së saj të vogël. Ajo ka publikuar në ?Snapchat? një foto të Redias kur ishte e vogël.

?Gëzuar ditëlindjen kukulla jonë e vogël prej porcelani! Të dua, jeta ime nuk do të ishte e njëjtë pa ty!?, ka shkruar Lori sipër fotos së postuar në ?Story?./CNA.al

Lajmet e fundit nga