LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Albin Kurti i pakënaqur nga arritja e marrëveshjes për demarkacionit me Malin e Zi

16 Shkurt 2018, 17:26, Kosova & Bota CNA

Kryetari i VetëVendosjes, Albin Kurti e ka quajtur mashtrim marrëveshjen e arritur mes presidenti Thaçi dhe Vujanoviqit për demarkacionin.

Sipas mediave kosovare, pas takimit me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë të mbajtur paraditen e sotme, Kurti ka komentuar se është i zhgënjyer për ndryshimin e qëndrimit të ish opozitës.

?Nuk bëhet fjalë për marrëveshje të re, bëhet fjalë për marrëveshje  të vjetër e mashtrim të ri. Ky mashtrim i ri është mashtrim i ri i të njëjtit person, në mbledhje ata mbështeten qëndrimin e tyre, shpreha zhgënjimin me ish bashkëpunëtoret e mi në opozitë?, është shprehur ai.

?Nuk e paskan pasur për territor por për karrige , janë të gatshëm të falin mijëra hektarë. Ratifikimi i demarkacioni nuk garanton liberalizimin e vizave, sepse kriter tjetër është luftimi i korrupsionit. Nuk di se kur do të jetë seanca , përmbajta e kësaj deklarate është dashur të diskutohet me kuvendin?, ka thënë mes tjerash Kurti./CNA.al

Lajmet e fundit nga