LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhvillimet në Universitetin e Tiranës/ Pritet reagimi i rektorit 

15 Shkurt 2018, 08:27, Aktualitet CNA

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni do të flasë sot në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë universitet.

Mësohet se Prof. Dr. Mynyr Koni do të mbajë një konferencë për shtyp sot në orën 11:15 në ambjentet e Rektoratit të Universitetit te Tiranës.

Kujtojmë këtu se dje në takimin me pedagogët e senatit të Universitetit të Tiranës, kryeministri Edi Rama shpjegoi se një mosmarrëveshje mes Lindita Nikollës dhe Arben Ahmetajt u bë shkak për vonesën e rrogave të pedagogëve.

Duke pranuar se reforma ishte një sfidë edhe për vetë qeverinë, Rama pranoi se mosmarrëveshja pati kosto për pedagogët. Më pas kryeministri tha se rektori kishte bërë një deklaratë emocionale kur kishte thënë se vonesa e qeverisë ishte ?kosto e bukës së gojës?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga