LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e mbrëmshme në zonën e ish-Bllokut/ Xhafaj zbulon arsyet

15 Shkurt 2018, 21:31, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, ka zbuluar një nga pistat kryesore në të cilat po hetohet për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Nikolla Tupe”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ministri Xhafaj u shpreh se një nga pistat kryesore që po ndjek grupi hetimor për zbardhjen e vrasjes së 64-vjeçarit Memli Begalla janë konfliktet për borxhe të vjetra të pashlyera.

?Një nga pistat ku po heton policia janë konfliktet për shkak të disa llogarive të vjetra financiare. Kjo sipas të dhënave të para që ka policia? ? deklaroi Xhafaj.

Memli Begalla, u vra mbrëmjen e së mërkurës në tiranë nga persona ende të pa identifikuar me një armë me silenciator, të cilët dyshohet se janë larguar nga vendi me një makinë BMW të zezë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga